E Shtunë, 31 Tetor 2026

VLORE/ U denua ne Itali arrestohet

VLORE - Arrestohet per llogari te pales italiane shtetasi shqiptar. Policia e Vlores ne bashkepunim me prokurorine e rrethit vune ne pranga mbremjen e se dieles te denuarin nga gjykata italiane e Venecias per shfrytezim prostitucioni 42- vjecarin Dhimitraq Janku. Sipas burimeve nga Prokuroria e Vlores ne adrese te Jankut kishte ardhur nje vendim per arrestimin e tij nga drejtesia italiane pasi nga gjykata e shtetit fqinj ky person ishte denuar ne mungese me 5 vite e gjashte muaj burg per akuzen e shfrytezimit te prostitucionit. Denimi do ti konvertohet ne Shqiperi sipas nje marreveshjeje mes dy shteteve. Mesohet se Dhimitraq Janku u arrestua ne banesen e tij ne fshatin Mifol te Vlores. Pas kthimit nga Italia ai jetonte me familjen e tij ne kete fshat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›