E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfi i Francës, shpëton Euron

Një studim i titulluar "Soccernomics" të publikuar nga revista ekonomike franceze “L’Expansion përpiqet t'i japë përgjigje pyetjes se cili vend duhet të fitojë Evropianin 2012, për të shpëtuar Eurozonën.

Ekonomistët, që deklarohen si tifozë të futbollit, përmendin disa raste që duhet shmangur në mënyrë të veçantë: ato janë fitorja e Anglisë, Danimarkës apo Suedisë.

Megjithëse vende anëtare të Bashkimit Evropian, këto tre vende nuk e përdorin Euron, ndaj fitoja e tyre jo vetëm nuk do t'i jepte ndonjë hov eurozonës, por përkundrazi, do të inkurajonte euroskepticizmin.

A mos duhet që Europianin e futbollit ta fitojnë vende të Eurozonës, të përfshirë nga kriza e borxheve sovrane si Spanja, Greqia apo Portugalia? Përsëri analistët përgjigjen negativisht.

Sipas tyre, këto vende po ndihmohen nga vende më stabile ndaj fitorja e Kampionatit evropian të futbollit do të kishte një ndikim minimal dhe nuk do të mjaftonte për të zgjidhur hallet e tyre. Atëherë cilat vende duhet ta fitojnë europianin, për të shpëtuar monedhën e përbashkët? Analistët e ekonomisë përgjigjen: Gjermani, Itali, Holandë dhe sidomos... Franca. Po, po, Franca duhet të fitojë, sepse Franca është vend i madh, prej nga kanë dalë politikat kryesore evropiane, nuk është i përfshirë nga kriza, por është afër zonës së kuqe të rrezikut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›