E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfi i bardhezinjve të shtunën rihapi garën për titull

"Ky duhet të jetë vetëm fillimi. Nëse fitorja me Interin ka vlera do të mund t‘ua them vetëm pas një ose dy javësh". Këto ishin fjalët e para të kapitenit Alesandro del Piero pas tri pikëve që bardhezinjtë morën të shtunën në mbrëmje përballë kampionëve të Italisë. Deklarata të përmbajtura, që më së shumti tregojnë keqardhjen për pikët që skuadra e Ferrarës ka humbur gjatë rrugës në këtë kampionat. Sulmuesi veteran shtoi: "Shpresoj që arsyet e disa paraqitjeve të dobëta të mbeten mister dhe mos të përsëriten në të ardhmen. Në ndeshjen me zikaltrit mësuam diçka: nëse qëndrojmë me këmbë në tokë, tregohemi të kujdesshëm, sakrifikojmë, shfaqemi agresivë dhe tregojmë dëshirë për të fituar mund të marrim rezultate të mira. Jo gjithmonë i kemi shfaqur këto vlera, të cilat ta lehtësojnë marrjen e një rezultati pozitiv". Kjo ishte java vendimtare për objektivat sezonalë dhe për të ardhmen e trajnerit. Testi i parë me Interin kaloi me sukses, tani mbetet "finalja" në Champions me Bajernin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›