Sherbimi paliativ nuk plotesohen nevojat e te semureve

Kujdesi paliativ nuk duhet të tregohet vetëm kundrejt të prekurve nga tumoret, por dhe për pacientë me sëmundje të rënda kronike. Ndaj, me rritjen e numrit të të sëmurëve është kthyer në domosdoshmëri ngritja e një rrjeti shërbimesh paliative në rang vendi. Kjo sipas drejtorit të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero është dhe kërkesë e OBSH-së. Për këtë arsye po ngrihet një grup pune për të zgjeruar strukturat e këtij lloji.
“Ministria e Shëndetësisë e ka të përfshirë në strategjinë e saj hapjen e qendrave të kujdesit paliativ në të 12 spitalet rajonale. Pra, do kemi qendra jo me shumë shtretër, me 8 apo 10 shtretër, por me ekipe të trajnuara, motivuara që duhet të kenë vetëm mjekë, sepse duhet të kuptojmë që trajtimi paliativ nuk do të thotë vetëm onkologë apo mjekë që merren me kancerin, por është multidimensional”-thotë Pipero.
I vetmi shërbim i këtij lloji publik për të sëmurët me kancer funksionon në Tiranë dhe drejtori i këtij shërbimi, Herik Zotaj, për Albanian Screen sqaron se mungesa e kapaciteteve të stafit ka bërë që jo të gjithë personave në stade të avancuara të kancerit tu jepet ndihma e nevojshme.
“Diku rreth 700-800 prej tyre ndiqen nga këto dy shërbime, ne si strukturë publike dhe Raderi si OJQ dhe pjesa tjetër mbeten zbuluar për t’u ndjekur nga një shërbim i speciliazuar profesional”-thotë Zotaj.
Disa javë më parë në vendin tonë është mbajtur dhe kongresi i parë mesdhetar për kancerin, ku dhe ekspertë të huaj tërhoqën vëmendje se në Shqipëri nuk i është dhënë rëndësia e duhur shërbimit paliativ, i cili është një kujdes më pak i dhimbshëm për personat, që janë në fazat e fundit të sëmundjes.
Julja Bardhushi