Semundjet infektive hepatiti B godet personelin mjekesor

Niveli i lartë i popullatës së prekur me hepatitin B është një shqetësim i vazhdueshëm në vendin tonë. Vaksinimi nga ky hepatit tejet i rrezikshëm për shëndetin e popullatës ende nuk aplikohet tek moshat e rritura dhe grupet e rriskut.
Shqetësuese është situata edhe në rradhët e bluzave të bardha, pasi sipas mjekut infeksionist, Arjan Harxhi vaksinimi për këtë kategori ka nisur të aplikohet vetëm vitet e fundit dhe për pasojë jo pak, por mbi 8 përqind e personelit mjekësor rezulton mbartës i hepatitit B.
“Shqipëria mbetet vend me ngarkesë të lartë të hepatitit B. Është një problem tepër i rëndë i shëndetit publik. Pavarësisht ndërhyrjeve që janë bërë me vaksinim, do të duhen shumë vite për t’u parë impakti. Te personeli mjekësor realizohet vaksinimi, por tek grupet e tjera ende nuk e ofrojmë”-thotë Harxhi.
Të dhënat u bënë publike në konferencën kombëtare të Shoqates së Infektologjisë, ku dhe Minisitri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka kërkuar më tepër vëmendje në diagnostikimin e sëmundjeve infektive në të gjitha sistemet shëndetësore dhe ato të jenë të unifikuara.
“Çdo mjek i përgjithshëm dhe jo vetëm duhet të jetë pak infeksionist, që do të thotë se nivelet e dyshimit diagnostik në fushën e infeksionlogjisë janë të domosdoshme dhe duhet të përforcohen, të jenë pjesë e background-it të çdo mjeku sepse kontakti me këtë lloj problematike nuk përzgjedh. Mund të jetë që nga niveli primar tek ai terciar. Edhe niveli i gabimit mund të lëvizë nga niveli primar te ai terciar”-tha Vasili.
Në konferencë kanë qenë në vëmendje dhe shumë sëmundje infektive, të cilat ngjiten nga kafshët, si bruceloza apo leshmanjoza. Edhe ky grup sëmundjesh nuk është në ulje, por të paktën mjekët sigurojnë se ato mbahen nën kontroll dhe nuk janë në rritje.
Julja Bardhushi