E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfon Button ne garen e Hungarise

Janson Button ka triumfuar në Cmimin e Madh të Hungarisë dhe në të njëjtën kohë ka rihapur garën për titullin kampion, në këtë Botëror të Formula 1. Piloti anglez I Mclaren ishte protagonist I një gare spektakolare, e cila u ndikua nga rreshjet e shiut, por edhe nga strategjitë e skuderive.

Sidoqoftë asgjë nuk mund t’I mohohet Button, I cili në cirkuitin Hungaroring, mundi rivalitetin e fortë të kampionit të botës së fuqi Sebastian Vettel. Anglezi e kaloi vijën e finishit pas 70 xhirosh, me më shumë se tetë sekonda më shpejt se gjermani.

Megjithëse u nis I pari, piloti I Red Bull nuk arriti të ruante kryesimin, duke u kaluar në xhiron e pesët nga Hamilton. Anglezi ishte një tjetër protagonist I Çmimit të madh të Hungarisë, por në të njëjtën kohë edhe viktimë e strategjisë së gabuar të skuiderisë së tij. Hamilton u detyrua të futej gjashtë herë në pit-stop si pasojë e zgjedhjes së gabuar të gomave. Jo vetëm kaq, pasi piloti I McLaren u ndëshkua me 10 sekonda penalizim pasi tejkaloi shpejtësinë në daljen nga pit-stop I fundit. Të gjitha këto bënë që Hamilton të mbyllte garën e Hungarisë në vendin e katërt, pas Ferrarit të Fernando Alonso, I cili ka marrë pikë të rëndësishme në ndjekje të Sebastin Vettel. Ky I fundit vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme, ndërsa 8 gara nga fundi I Botërorit, beteja për titullin kampion është bërë më e hapur.

Gara e ardhshme do të jetë ajo për Çmimin e Madh të Belgjikës më 28 gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›