E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker ne Hama

Në Hama, në Siri  autoblindat kanë sulmuar herët në mëngjes nga katër drejtime të ndryshme. Burime nga vendgjarja sjellin dëshmi të një masakre të vërtetë. Duke përdorur armaturën e rëndë ushtria ka qëlluar  mbi  civilët e ka shkatërruar  barrikadat e ngritura prej tyre.

Grupe të të drejtave të njeriut thonë se viktimat janë  121 e  disa qindra  janë plagosur.

Video amatore të postuara në internet  tregojnë  trupa të pajetë nëpër rrugët e  qytetit  simbol të  demostratave e prostestave kundër  regjimit të Bashar al Assad. Prej një muaji  Hama ndodhej e rrethuar nga forcat e regjimit. Breshëritë në qytet nuk janë ndalur që në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm rrëfejnë deshmitarë  ndërsa  tanket kanë hyrë në qytetin 210 km larg Damaksut nga veriu. Uji dhe energjia janë ndërprerë  në  lagjet kryesore të qytetit; një taktikë kjo  e  përdorur rëndom  nga ushtria gjatë operacioneve repressive.

Viktima janë sinjalizuar dhe në  pjesën tjetër të vendit  19 në Deir al-Azor , 6 në Harak dhe një në al-Bukamal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›