Angli, dosja e fjalimit të Nick Clegg harrohet në taksi
Autori i Lajmit: A.D
Londër - Strategjia sekrete e kandidatit liberaldemokrat Nick Clegg për zgjedhjet e ardhshme të 6 majit në Angli, të cilën ai do ta shpaloste në debatin e dytë televiziv është zbuluar. Një ndihmës i tij e ka harruar dosjen me planin në një taksi. Ajo u gjet vetëm disa orë pas debatit të parë të enjten e shkuar. Dosja që shkruan sipër “unë nuk jam këtu në këto momente”, tregon detaje të debatit të fundit të kandidatit për kryeministër dhe këshillat për debatin e dytë. Për çështjen e politikës së liberalëve në lidhje me çarmatimin bërthamor në plan thuhet: “Shmangni përfshirjen në çështjen unilaterale të çarmatimit”. Në raport përmenden dhe kritikat e performancës së politikanit gjatë provave dhe se ai flet shumë shpejtë. Ai përdor shpesh zhargonin dhe herë pas herë është ngurrues. Plani i kërkon gjithashtu që të distancohet nga kryeministri aktual, laburisti Grodon Braun, i cili përshkruhet si i “çuditshëm” dhe një “dorë e vjetër e politikës”. Nick Cleggut i kërkohet gjithashtu që të nisë një luftë klasash kundër kandidatit tjetër për kryeministër, konservatorit David Kamerun. Gjatë një konference të shkurtër për shtyp ditën e djeshme, Clegg u përpoq ta merrte me humor gabimin që mund ti kushtojë shtrenjtë. “Unë jam shumë i kënaqur që ekipi im që përgatitet për të qeverisur të harrojë dosje sekrete në sedilet e pasme të taksive. Unë kam marrë gjithnjë këshilla nga ekipi im se si duhet të prezantohem përpara kameras gjatë debateve dhe do të vazhdoj ta bëj dhe në të ardhmen”. Një natë më parë, shoferi i taksisë që i dorëzoi ndihmësit të Cleggut dosjen tha për tabloidin The sun: “Është diçka e jashtëzakonshme që dikush si ai të harrojë dosjen në një taksi”. Ndërkohë një zëdhënës i liberalëve tha se ata po e hetojnë rastin dhe nuk bëri asnjë koment tjetër.
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010