Trojka Greqisë:Shisni pasuritështetërore
ATHINE-Përfaqësuesit e BE, FMN dhe BQE, (grupim i ashtuquajtur Trojka), i kërkon qeverisë greke shitjen e pasurive shtetërore me një vlerë prej 50 miliardë eurosh, në mënyrë që të shlyejë borxhin. Ky lajm erdhi bashkë me atë të miratimit të këstit të katërt prej 15 miliard eurosh, që do te marrë prej tyre Greqia, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga kriza.
Pavarësisht masave që ka marrë qeveria greke, me reduktim pagash, shkurtime vendesh pune, rritjen e tatimeve e taksave, nuk mund të përballojë shlyerjen e gjithë borxhit grek, ndaj Trojka ka bërë propozimin më të ashpër, atë të privatizmit të pasurive shtetërore për përftimin e shumës prej 50 miliard eurosh deri ne vitin 2015. Kjo do të arrihet nëpërmjet shitjes së nderrmarjeve shtetërore që janë Operatori i Sherbimit elektrik te vendit, shërbimit të Ujit, Shërbimi postar, Autoriteti portual që përfshin edhe 2 portet e mëdhenj të Selanikut dhe Pireut, Bankës bujqësore, operatori i Organizmit te Parashikimeve te Ndeshjeve te Futbollit si dhe te nje sere pasuri te patundshme shteterore, madje dhe komplekset që u ndërtuan për Lojërat Olimpike.
Trojka ka vërejtur përparime të konsiderueshme në reforma, por ka kërkuar që të bëhet më shumë për mbulimin e deficiteve dhe stabilizimin e financave publike
Reagimi i parë i qeverisë greke mbi këtë kërkesë erdhi nëpërmjet zëdhënësit, i cili tha se i vetmi autoritet që merr një vendim të tillë është qeveria greke.
Ajo që duhet theksuar është se opozita greke nuk e kundërshton këtë kërkesë, pasi ka qenë ajo që në korrik të vitit të shkuar ka bërë një propozim të ngjashëm.
Nderkohë ka zëra se FMN dhe BE po shqyrtojne mundësitë, për zgjatjen e periudhes se shlyerjes së borxhit grek.
(BalkanWeb)