E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: KFOR të përgjigjet ndaj cdo bllokade në Veri

PRISHTINE-“KFOR-i duhet të përgjigjet në çdo bllokadë që u bëhet”. Ky është qëndrimi amerikan ka deklaruar zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoriaja Nuland.

Nuland në një konference shtypi për mediat në Uashington është deklaruar edhe rreth bisedimeve Kosovë-Serbi, ku ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për zgjidhjen e problemeve në fushën e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Serbi. ”Para incidenteve të fundit, Kosova dhe Serbia nëpërmjet procesit të dialogut kishin filluar të bënin një përparim të dukshëm. Qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që të dyja vendet t’i kthehen këtij procesi pasi kjo është në interesin e të dyja vendeve”, ka vlerësuar zyrtarja për informim nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

(d.b/RTK/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›