Trokitjet e para
Nga Evans Drishti
Mirenjohje dhe respekt i thelle per te gjithe ata te cilet hodhen guret e themeleve te nje shoqerie te emancipuar mbi bazen e nje arsimimi te rendesishem. Mirenjohje dhe nderime te shumta per ata mesues dhe edukatore qe dhane jeten e tyre ne fushen e arsimit dhe te shkences per te na dhuruar keto dite kaq te bekuara qe perjetojme sot me ndryshimet rrenjesore demokratike. Besoj se eshte detyre dhe obligim per te gjithe ata qe mbartin titullin e larte "mesues" qe ne diten e pare te viti te ri akademik parauniversitar te kujtojne mundin dhe sakrificat e paraardhesve te tyre duke e filluar kete vit te ri me nje imazh me ndryshe se dje. Thuhet shpesh se sot ka ardhur koha per ndryshim, por ne fakt ndryshimi me kryesor eshte te pranojme vete ndryshimin dhe te behemi pjese e qenesishme e ketij integrali kohor. Kjo fillon pikerisht nga ndryshimi vizionar i nje mentaliteti individual i cili ne momentin kur behet pjese e sociales shfaq alternativa te ndryshme, qellimi i te cilave eshte pa medyshje emancipimi i mendjes njerezore. Jemi mesuar perhere te theksojme se emocionet e para u takojne vogelusheve qe zene vendet per here te pare ne bankat shkollore. Por sa jemi ne te vetedijshem qe te kuptojme se jane keto emocione qe duhet te na ndjekin nga pas perhere? Sa jemi ne koshiente qe cdo vit ta fillojme vitin shkollor me emocionet e nje fillimi qe padyshim kerkon te reja dhe integrime ne shoqeri?
Sot jemi pjese e institucioneve arsimore te cilat na dhane jete per t'u dhene nje pjese te shpirtit tone brezave te rinj qe duhet ta pranojme ne cdo kohe presin shume prej nesh. Mos harrojme se nese nxenesi apo nxenesja mbeten te tille per sa kohe qe jane pjese e bankave te shkolles mesuesit e tyre jane njekohesisht edhe mesues edhe nxenes pasi dija dhe arsimi jane nje thesar fundi i te cilave akoma nuk dihet. Arsimimi perben nje epoke me vete, perben nje industri e cila dita dites vetem prodhon elemente qe mendohet te jene te dobishem per nje shoqeri te tere ne fusha te ndryshme te jetes. Hallkat e kesaj industrie jane te lidhura ngushte me njera-tjetren dhe ne momentin qe shkeputen humbasin edhe kuptimin e tyre. Keshtu eshte edhe arsimimi hallkat e se cilit nuk mund te mendohen te rrine te shkeputura, perkundrazi u jepen brezave te rinj ne formen me te mire te mundshme mjafton te dine t'i akumulojne.
Dy porosi do te kishim per nxenesit si per fillestaret ashtu edhe per ata qe tashme kane shenuar karriere ne bankat shkollore:
Se pari: sa here qe te hyjme dhe te dalim nga ambientet shkollore kudoqofshin keto mos harroni celesin e dashurise dhe te qenit njeri, mos harroni ate arme tuajen qe ne fakt nuk kushton asnje qindarke, por qe u jep jete njerezve, mos harroni t'u falni njerezve nje buzeqeshje pasi eshte nje tregues i nje miresie dhe harmonie, eshte simbol i bashkejeteses dhe emancipimit ne shoqerine tone.
Se dyti: Kudo qe te ndodheni ne shkolle apo ne shtepi mos harroni te mendoni mundin dhe sakrificat qe behen vetem per ju, mos harroni ore te tera pagjumesie qe kalojne prinderit tuaj te shtepise dhe te shkolles duke menduar pareshtur menyrat me te mira te edukimit tuaj. Mos harroni se nje dite do te jeni ju prinder te ketyre brezave te rinj te cilet kerkojne vetem nje prag mbeshtetjeje ku te clodhen dhe me pas te vazhdojne rrugetimin e tyre te qete.
Mos harrojme qe c'na sjell e sotmja nuk na e sjell e nesermja prandaj trokitjet e te sotmes t'i shijojme dhe percjellim ndryshe nga ato qe do na vijne te nesermen.