E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropoja si qasje etnokulturore dhe tolerance fetare

Botimi

U promovuan ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane dy libra te rinj te autorit Ibrahim Malaj. Perkushtimi dhe serioziteti i tij kerkimor dhe shkencor pasohet me tituj te rinj te cilet kane vlera te medha etnokulturore dhe religjioze. Autori Malaj ne titujt e sapobotuar - Tradita Etnokulturore ne Tropoje dhe Besimet fetare ne Tropoje - sjell origjinalitetin etnokulturor te atyre trevave sikunder na jep deshmi sesi harmonia fetare eshte nje shembull i shkelqyer i kohezionit te brendshem religjioz te shqiptareve. Marre ne teresi publicistika etnokulturalizmi historiku gjeneza e fiseve perspektiva e atyre zonave krijon tablone e nje origjinaliteti te pakontestueshem te nje hapesire ku forca e argumentit kerkimor hulumtues dhe i kontekstit historik eshte i verifikueshem dhe i matshem permes kolones se librave te autorit Ibrahim Malaj. Permes nje pune jashtezakonisht voluminoze jam perpjekur ti ofroj lexuesit Tropojen ne dimensionin e vertetesise historike etnokulturore dhe asaj religjioze shprehet mes te tjerash autori. Permes kerkimeve dhe hulumtimeve kryesisht permes kontakteve te drejtperdrejta me njerez te zonave te ndryshme kam ofruar edhe nje veshtrim antropologjik si ne aspektin social-kulturor gjithashtu edhe ne rrafshin e organizimit njerezor fiseve proceset evolutive mjedisin social lidhjet martesore fene ekonomine doket zakonet etj. Une kam sjelle nje produkt jane konsumatoret lexuesit dhe kritiket ata te cilet kane te drejten ekskluzive qe te japin vleresime per qasjen hulumtuese antropologjike dhe religjioze qe jane esenca e permbajtjes se librave perfundon Malaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›