E Shtunë, 31 Tetor 2026

ifti i shqyer ne Teatrin e Metropolit

Shfaqja

Teatri i Metropolit ne Tirane do te shfaqe ne datat 25 26 27 dhe 28 nentor komedine Cifti i shqyer te dramaturgut italian Dario Fo. Kjo komedi trajton ne menyre groteske historine e nje cifti te martuar i cili vjen nen interpretimin e aktoreve Klodjana Keco dhe Ledion Zoi. Gruaja eshte nje femer ne depresion e cila ka tentuar disa here vetevrasjen e zhgenjyer nga tradhtite e vazhdueshme te te shoqit. Nga ana tjeter burri eshte ne nje perpjekje te vazhdueshme per ta paraqitur kete menyre jetese si dicka normale. Ai pretendon se cifti i hapur eshte nje domosdoshmeri e kohes ku secili nga partneret nuk eshte i detyruar te jete besnik por duhet te kerkoje shkendija dhe pasione te tjera. Gjithcka shkon mire deri ne momentin kur e shoqja Antonia e pranon kete realitet. Por kur ajo vendos te lidhet me dike tjeter me nje profesor inteligjent dhe te pashem gjerat nuk jane me kaq te kendshme per bashkeshortin. Kjo vihet ne skene me regji te Julia Sinanit dhe Armela Demajt. Skenografia i eshte besuar Beqo Nanajt ndersa kostumografia Bukuroshe Sinanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›