Tropojë- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shemb 8 objekte në Rragam

Në kuadër të luftës kundër ndërtimeve pa leje, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po vijon operacionet për prishjen e objekteve të paligjshme në mbarë vendin.
Ky aksion synon rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit. Një shembull konkret është operacioni i zhvilluar ditën e sotme në fshatin Rragam, Tropojë, ku po shemben 8 objekte të ndërtuara me strukturë betoni të armuar, në kundërshtim me ligjin.
IKMT thekson se: “Evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë në territor vazhdon”, duke shprehur angazhimin për të vepruar me transparencë dhe për t’u siguruar qytetarëve kthimin e hapësirave publike.
/rtsh.al/