E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, makina bie në humnerë, 2 të vdekur

TROPOJË - Në mesditë edhe pse është dërguar në spitalin civil të Gjakovës, për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë shtetasi Dedë Dedaj, rreth 50 vjec, që udhëtonte sot në mëngjes në mjetin tip Benz furgon me targë 03434 BF me drejtues shtetasin Eduart Dedaj që lëvizte nga Lekbibajt për në drejtim të qytetit të Bajram Currit. “Megjithë ndërhyrjen mjekësore të kryer në spitalin e qytetit të Bajram Currit dhe në spitalin e Gjakovës, ai nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa ka ndërruar jetë rreth orës 14.00 në spitalin e Gjakovës”, pohojnë burime të spitalit civil të qytetit të Bajram Currit.

“Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 08.20 në afërsi të fshatit Grin në vendin e quajtur “Ura e Grisë” , kur automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë”, tha zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Mirjan Hoxha.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjehershme shtetasi Sokol Përpalaj, shef finance në komunën e Lekbibajt, ndërsa janë të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën shtetasja Dile Dedaj, bashkëshortja e Dedë Dedajt dhe drejtuesi i mjetit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›