Skandali i prostitucionit, largohen 3 agjentë të Obamës
SHBA- Tre nga 11 agjentët e Shërbimit të Fshehtë të SHBA-së që janë përfshirë në skandalin e prostitucionit gjatë vizitës së presidentit amerikan Barack Obama në Kolumbi do të largohen nga forca e sigurisë.
Njëmbëdhjetë anëtarë të Shërbimit të Fshehtët të Obamës thuhet se janë shoqëruar me rreth 20 prostituta në një hotel në Kartagjenë të Kolumbisë, teksa po përgatitnin vizitën e presidentit amerikan Barack Obama në samitin e gjashtë Amerikave.
Të paktën 10 pjesëtarë të Ushtrisë së SHBA-së po hetohen në lidhje me incidentin. Presidenti i SHBA-së ka urdhëruar një hetim të plotë për skandalin dhe zyrtarët amerikanë në Kartagjenë po përpiqen të intervistojnë femrat në lidhje me incidentin.
“Nëse del se disa nga pretendimet që janë bërë në shtyp, konfirmohen, atëherë natyrisht se do të zemërohem”, mësohet të ketë thënë shefi i Shtëpisë së Bardhë.
(el.me/BalkanWeb)