E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, policia bllokon 15 ton krom i mbledhur në mënyrë të paligjshme

BULQIZE-Komisariati i Policisë së Bulqizës ka bllokuar rreth 15 ton krom të mbledhur në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë kamionët me krom u bllokuan në ambientet e një kompanie private, në afërsi të Galerisë 41.

Të njëjtat burime thonë se kromi është grumbulluar në mënyrë të paligjshme nga disa punonjës në llogari të 2 biznesmenëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›