E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST: Demtohet linja e 110kv Burrel-Suç-Bulqize

TIRANË- OST bën me dije se si rezultat i një shpërthimi të ndodhur rreth orës 14:00 në zonën e Planit Bardhë në afërsi të Bulqizës , është dëmtuar linja 110 kV Burrel-Suç-Bulqizë.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve nga firma, e cila po punon për ndërtimin e rrugës së Arbërit. Për pasojë, nga ky dëmtim kanë ngelur pa furnizim me energji elektrike N/st 110 kV Suç, Bulqize, Vojnik, Shupenzë dhe Peshkopi si dhe të gjithë konsumatoret që furnizohen nga këto N/stacione.

OST njofton se po merren masat për riparimin e linjës sa më parë. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›