E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi, rritet me 20% nr i të arrestuarve në flagrancë

Ai theksoi se që nga viti 2009 e deri më sot, numri i të arrestuarve në flagrancë është rritur me 20%.

"Aktivitetet e Policisë së Shtetit sot, të asistuar nga ekspertiza evropiane, synojnë të zbatohen në standardet e kërkuara evropiane, për të cilat ne kemi pritshmëritë tona realiste. Shohim se që nga viti 2009 deri në vitin 2011 shënojmë një ndryshim prej 20% më shumë të rritjes së të arrestuarve në flagrancë dhe të vënë në masë sigurimi,  10% më shumë të ndaluar, 12% krime të evidentuara më tepër", theksoi sot Nishani në takimin e radhës të bordit të palëve të interesit të projektit PAMECA III. 

Sipas tij, "sot Policia e Shtetit shënon një zbulueshmëri mesatare për të gjithat llojet e krimit në  82%,  ndërsa shënon nivelin 90% të zbulueshmërsisë për kategorinë e krimeve ndaj personit". 

Ministri i Brendshëm përmendi si arritje të Policisë së Shtetit rezultatet në luftën kundër krimit te organizuar, trafikut të drogës, etj si dhe marrëdhëniet e ngushta të saj me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit. Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të trupit diplomatik, drejtues të policisë, prokurorisë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit. /Start/

                                                                                             2012-04-18 16:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›