E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, plagoset kryepolici bashkiak



TROPOJE - Plagoset me thikë shefi i Policisë Bashkiake të Bajram Currit. Avni Gjyriçi, 32 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, pasi sipas policisë u qëllua me thikë nga një i ri mbrëmjen e së mërkurës. Dëshmitarët thanë për policinë e Tropojës se Gjyriçi u godit në kohën kur sapo kishte dalë nga një lokal bastesh, në qendër të qytetit. Në kohën kur ka mbërritur në spitalin e Bajram Currit, aty nuk ka pasur reanimator, duke bërë që familjarët e tij të kërkojnë ndihmë të specializuar. Për shkak të errësirës, vetëm në orët e para të ditës, helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë ka mundur të transportojë 32-vjeçarin drejt Tiranës. Policia pohoi dje se është bërë ndalimi i autorit të dyshuar, 25-vjeçarit Gëzim Mulgecaj. Ende nuk dihet nëse mes tyre ka ndodhur ndonjë konflikt i çastit apo ka pasur lidhje me detyrën e kryepolicit bashkiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›