“Me PS bashkohen ata që u shërbejnë qytetarëve dhe jo interesave të veçanta të individëve”

Kreu i grupit parlamentar socialist, shpërfill ftesën e kreut të LSI-së
TIRANE - Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Leskaj ka dhënë në mënyrë indirekte një përgjigje të ftohtë ndaj ftesës së Metës duke deklaruar se me PS-në bashkëpunojnë “ata që u shërbejnë qytetarëve dhe jo interesave të veçanta të individëve”.
Interesimit të gazetarëve në se selia rozë do të drejtojë një ftesë bashkëpunimi ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, Leksaj zgjodhi një përgjigje evasive edhe ndaj ftesës që po dje artikuloi publikisht Meta ndaj kryesocialistit Rama.
“Unë besoj se PS e ka bërë të qartë që në fillim ftesën kur ka shpallur bashkimin e madh, në radhë të parë me qytetarët. Unë besoj se forcat politike duhet të përmbushin qëllimet e qytetarëve. Partia Socialiste e ka shpallur me kohë dëshirën për bashkëpunim dhe për t’ju bashkuar një koalicioni të madh, që ju shërben qytetarëve dhe jo partive politike apo interesave të veçanta të individëve, tha Leskaj. ...