E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama të heqë dorë nga roli i kryehetuesit, nuk i fsheh dot lidhjet e tij me botën e krimit”

Reagimi i zëdhënësit të PD-së, Gerti Bogdani

TIRANE - Pozicionimi abuzues i Partisë Socialiste si organ akuze dhe i Edi Ramës si kryehetues, përbëjnë një nga avaritë më të hidhura të opozitës në vend, të cilët për të mbuluar aktet dhe aferat e tyre, të dënueshme ligjërisht, kanë filluar mësymjen ndaj institucioneve të ligjit të shtetit, si gjykatat, për faktin se nuk ndjekin lojën e tij të shëmtuar dhe abuzive.
Lidhur me këtë zhvillim të paprecedentë, dhe tërësisht absurd, që në mënyrë primare fakton skarcitetin dhe mjegullinë në të cilën janë fshehur opozitarët e sotëm, Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënësit Gerti Bogdani, akuzoi Ramën se po përpiqet të shndërrojë gjyqtarët në instrumente për interesa të tij.
“Këto dy ditë, kryetari i Partisë Socialiste dhe prokurori i përgjithshëm Rama, kanë ndërmarrë një sulm të egër kundër gjyqtarëve dhe gjykatave të vendit, duke mos respektuar institucionet e pavarura dhe shtetin ligjor, për faktin e vetëm se nuk bëhen pjesë e lojërave të tyre të fëlliqura politike. Këto ditë, Edi Rama, kryehetuesi politik i vendit, sulmoi gjykatat, vendimet e tyre, kancelarë, shortin elektronik dhe gjykatësit vetëm e vetëm se ata, të pakapur nga krimi, zbatojnë me korrektesë ligjin dhe shtetin ligjor te vendit. Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe kryehetues politik i vendit, mund të manipulojë dhe të shndërrojë në një instrument të tij, ndonjë element të kapur nga krimi në Prokurorinë e Përgjithshme, por nuk mund të mposhtë ligjin dhe shtetin ligjor të këtij vendi”, u shpreh Bogdani.
Selia blu, i kërkon Ramës, këtij kryehetuesi politik, pasardhës i familjeve të byrosë politike, njeriut me lidhje të ngushta me sigurimin famëkeq të shtetit, të heqë dorë nga roli i shëmtuar i kryehetuesit, se ai dhe instrumentet e tij, nuk do të mund të fshehin me asgjë lidhjet e tyre me krimin.
“Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës, të respektojë institucionet e pavarura dhe shtetin ligjor”, tha Bogdani....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›