E Diel, 1 Nëntor 2026

Urbani Milo ndalon tek Edvini, grindjet me Gjinushin, i duken më të përballueshme

TIRANE - Partia Demokracia Sociale ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme të jetë pjesë e një koalicioni të kufizuar mes kësaj partie dhe asaj Socialiste. Këtë e bëri të ditur publikisht dje paradite kryetari i PDS, Paskal Milo në Kongresin me të rinj të kësaj partie. Duke harruar kritikat e disa muajve më parë kur qëndronte përkrah kreut të LSI-së, Ilir Metës, Milo u shpreh dje se “PS është aleat i denjë për zgjedhje që do të zhvillohen vitin e ardhshëm dhe se së bashku do t’i fitojnë zgjedhjet”.
“I autorizuar nga Kryesia Qendrore e Partisë në mënyrë unanime pas mbledhjes së saj të fundit, më lejoni të deklaroj këtu, në Kongresin e Rinisë Demokracia Sociale, se PDS ka vendosur të shkojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në koalicion me Partinë Socialiste dhe me forca të tjera të majta e progresiste. Ky është një vendim sovran i marrë me urtësi e gjykim të shëndoshë e mbi bazën e një analize të kujdesshme e të përgjegjshme”- deklaroi kreu i PDS-së.
Kreu i PDS sqaroi se nuk do “të ishte realiste po të mos pranonin se një nga arsyet që i shtyu drejt koalicionit kanë bënë edhe rrethanat e krijuara nga Kodi Zgjedhor”.
“Në këtë rast përfaqësimi dhe realizimi i synimeve elektorale të Demokracisë Sociale bëhet më i plotë vetëm nëpërmjet këtij koalicioni”.
Nga ana e saj, Partia Socialiste, nëpërmjet kryetares së grupit të saj parlamentar Valentina Leskaj, ka vlerësuar vendimin e Partisë Demokracia Sociale për të bashkëpunuar në një koalicion të përbashkët në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2009, ndërsa është shprehur skeptike në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit parazgjedhor me LSI-në....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›