Sekui Miratimi i Kodit Penal sinjal pozitiv per axhenden evropiane

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Etore Sekui ka përshëndetur miratimin me konsensus nga Kuvendi të ndryshimeve në Kodin Penal ditën e djeshme.
“Miratimi i këtyre ndryshimeve është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me një nga prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë përsa i përket miratimit të legjislacionit që kërkon një shumicë të cilësuar në Parlament; së dyti, ndryshimet në Kodin Penal janë shumë kuptimplotë sepse kanë të bëjnë me disa çështje të rëndësishme, si për shembull, dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes, shkeljet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, masat kundër dhunës brenda familjes” deklaroi Sekui
Gjtihashtu ai tha se miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore është një sinjal inkurajues në trajtimin e çështjeve që janë pjesë e agjendës evropiane të vendit. Kam besim se çështje të tjera po kaq të rëndësishme të axhendës evropiane dhe të prioriteteve kyçe të Opinionit do të trajtohen në të njëjtën frymë.