E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, rihapet Ambasada Amerikane pas trazirave



Ambasada Amerikane do të rihapë sot sektorin konsullor pas mbylljes së saj që prej një muaji. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjung”. Në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhet se Departamenti i Shtetit ka autorizuar kthimin e familjarëve të stafit i cili u largua pas përleshjeve në Beograd. Shkaku i mbylljes së saj ishin protestat e dhunshme të nacionalistëve serbë, të cilët reaguan menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. Protestuesit i vunë zjarrin ambasadës dhe objekteve të tjera që përfaqësonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë protestave të dhunshme humbi jetën një person. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje reaguan autoritete të ndryshme, të cilat hodhën akuza ndaj qeverisë serbe si e vetmja përgjegjëse e kësaj situate.

1 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›