Sejdiu kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë
“Kosova do të jetë bazë elektorale për vetveten dhe jo për të tjerët”. UNMIK-u nuk ka vendosur nëse zgjedhjet serbe do të zhvillohen në Kosovë
Në Kosovë nuk mund të mbahen zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të pranojnë realitetin e krijuar. “Kosova nuk mund të shërbejë si bazë elektorale për askënd. Ajo do të jetë bazë elektorale për vetveten”, - theksoi Sejdiu, duke iu përgjigjur pyetjes nëse institucionet e Kosovës do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës. “A do të ketë qasje që qytetarët serbë të votojnë për të preferuarit e tyre që do të jenë në strukturë është diçka tjetër në kuptimin e parimit të respektimit të dyshtetësisë, por jo si bazë elektorale, jo si strukturë, që do të shërbejë për ndërtimin e institucioneve serbe në Kosovë”, - shtoi presidenti Sejdiu. Ai tha se Kosova e ka përfunduar procesin e pavarësisë së vendit i cili është akti më i rëndësishm për të ardhmen dhe perspektivën e të gjithë qytetarëve të Kosovës përfshirë edhe ata serbë. “Për ne është shumë me rëndësi që të japim gjithë impulset më të mëdha dhe më aktive të mundshme për integrimin e këtij komuniteti në jetën e përditshme dhe institucionale. Ne kemi respektuar idenë e dyshtetësisë si një parim i njohur ndërkombëtar dhe kujtoj se Kosova do të sillet në këtë kuadër pa qenë ndonjë precedent i veçantë”, - theksoi Sejdiu, duke shtuar se qytetarët serbë të Kosovës duhet ta njohin dhe të punojnë për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran. Ndërkohë, UNMIK-u ka bërë të ditur se ende nuk ka një vendim përsa i përket mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë. “UNMIK-u ende nuk ka marrë asnjë vendim se si do të reagojë karshi mbajtjes eventuale të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare të Serbisë në Kosovë. UNMIK-u ende nuk ka vendim”, - është shprehur zëdhënësi i UNMIK-ut Xhorxh Kakuk për mediat serbe. Ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç, ka thënë se fletëvotimet do të shpërndahen në tërë territorin e Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën. Ndërkaq, ministri i Jashtëm serb citohet të ketë thënë se nuk sheh ndonjë arsye pse të mos zhvillohen zgjedhjet edhe në Kosovë. “Ne do të bashkëpunojmë me UNMIK-un sepse është e rëndësishme që këto zgjedhje të mbahen në tërë territorin e shtetit tonë”, - ka thënë Jeremiç. Ai ka shtuar se “Serbia është komplete me kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht”, - prandaj, sipas tij, nuk ka arsye që zgjedhjet e Serbisë të mos mbahen edhe në Kosovë.
1 Prill 2008