E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump mund të ushtrojë presion për krijimin e një qeverie të unitetit në Izrael: Do ta shqyrtoj

Trump la të hapur mundësinë e përfshirjes në përpjekjet për formimin e një qeverie të unitetit në Izrael, të drejtuar nga Benjamin Netanyahu, në kushtet kur zgjedhjet e djeshme në Izrael nuk duket se ofrojnë një zgjidhje për ngërçin politik.

I pyetur nga Axios për këtë skenar, Trump tha se nuk e kishte menduar më parë këtë ide, por shtoi: “Do ta shqyrtoj”. doooo

Ai shpjegoi gjithashtu se fillimisht kishte marrë “raporte alarmante” lidhur me perspektivat e Netanyahut, por tani kryeministri izraelit “ndodhet në një pozicion mjaft të mirë”.

“Kam dëgjuar se mbështetja ime bëri një ndryshim të madh për Bibin”, u shpreh Trump, duke iu referuar Netanyahut me nofkën e tij të njohur.

Kundërshtarët kryesorë të Netanyahut, përfshirë kreun e partisë Yashar, Gadi Eisenkot, kreun e B’Yachad, Naftali Bennett, kreun e Listës së Përbashkët, Yousef Jabareen, kreun e Demokratëve, Yair Golan, si dhe kreun e Yisrael Beiteinu, Avigdor Lieberman, e kanë përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi të tillë gjatë fushatës zgjedhore.

Edhe kreu i partisë Ra’am, Mansour Abbas, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në një qeveri të drejtuar nga Netanyahu, për shkak të trajtimit të pakicës arabe nga koalicioni aktual qeverisës.

Megjithatë, siç raportojnë Times of Israel, të martën në mbrëmje u bë e ditur se Trump ka zhvilluar bisedime ditët e fundit me anëtarë të bllokut politik që mbështet Netanyahun.

Sipas projeksioneve pas numërimit të shumicës së votave, blloku i Netanyahut pritet të sigurojë rreth 53 vende në parlament, ndërsa 67 vendet e mbetura do të ndahen mes partive të opozitës.

Në këto 67 vende përfshihen edhe 19 mandate të partive arabe, të cilat janë përjashtuar si partnere të mundshme politike nga figura kryesore të bllokut kundër Netanyahut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›