“Thellim të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve”
Kryetarja e Kuvendit, Topalli, takon ambasadorin rus Prishepov Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takoi dje ambasadorin e Rusisë në Tiranë Aleksandër Prishepov në fund të mandatit të tij. Gjatë takim Prishepov u shpreh se, “gjatë katër viteve të qëndrimit tim në Shqipëri kam parë një progres tëJashtëzakonshëm. Nuk di një vend tjetër që të ketë arritur kaq shumë në kaqpak kohë”. Gjithashtu Ambasadori rus tha se ishte shumë i kënaqur që kishte shërbyer në Shqipëri, ku, siç u shpreh ai “nuk u ndjemë aspak të huaj”. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nga ana e saj, e falënderoi Prishepov për kontributin që ai ka dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe veçanërisht për nxitjen e marrëdhënieve mes dy Parlamenteve. Duke kujtuar katër vitet e kaluara në Shqipëri, ambasadori Prishepov vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht në fushën politike dhe ekonomike kanë njohur zhvillim mjaft të mirë. Gjatë takimit ndër të tjera Ambasadori Prishepov dhe Kryetarja Topalli theksuan rëndësinë e nxitjes e shkëmbimeve ndër parlamentare dhe u shprehën optimistë për zhvillimin e marrëdhënieve edhe në këtë fushë duke pasur parasysh ndjenjat e simpatisë së ndërsjellë që ekzistojnë mes dy popujve....