E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Heqje të regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe Ukrainës”

Kryeparlamentarja Topalli dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, takohen me Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Valerii Tsybukh Në kuadër të afrimit të momentit madhor të marrjes së vendimit nga qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian, për liberalizimin e vizave, Ukraina ka shfaqur hapur pretendimet për heqjen e barrierave të lëvizjes së lirë me Shqipërinë.   Kjo është konfirmuar dje ambasadori ukrainas për Shqipërinë Valerii Tsybukh, gjatë një takimit të zhvilluar me kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe Ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, priti dje në një takim ambasadorin e Ukrainës për Shqipërinë, Valery Tsybukh. Gjatë bisedimit me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Ambasadori Valery Tsybukh shprehu urimet më të mira për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe hapat e rëndësishëm të ndërmarrë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori i Ukrainës për Shqipërinë, rezident në Athinë, shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që vendi ynë i ka dhënë Ukrainës për anëtarësimin e saj në strukturat euro-atlantike. Ndërsa nga ana e saj, Kryetarja Topalli uroi ambasadorin ukrainas për vlerësimet pozitive që komuniteti ndërkombëtar i bëri raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, si dhe vlerësoi ndryshimet pozitive që kanë ndodhur vitet e fundit atje. Në takimin me Ministrin e Jashtëm Ilir Meta, Ambasadori Tsybukh shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në proceset e integrimit të saj euro-atlantik, dëshirën për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të këtij integrimi, si dhe në fusha të tjera me interes reciprok. Gjithashtu, duke vlerësuar zhvillimin e madh turistik të Shqipërisë, Ambasadori Tsybukh i propozoi Meta mundësinë për heqjen e vizave midis Shqipёrisё dhe Ukrainës, akt që do të kontribuonte në shtimin e turistëve ukrainas në vend. Meta u shpreh optimist për  dinamizmin  dhe rritjen e  bashkëpunimit bilateral si një kontribut ndaj integrimit në familjen evropiane duke theksuar se Shqipëria dëshiron marrëdhënie të shkëlqyera dhe konkrete si në kuadër të bashkëpunimit politik, ashtu edhe në atë ekonomik. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›