E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne shtetin e Iowas, nisi gara per zgjedhjet presidenciale amerikane

Zgjedhesit ne shtetin amerikan te Iowa-s kane nisur procesin e zgjedhjes se presidentit te ardhshem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Behet fjale per zgjedhjet paraprake presidenciale amerikane qe do te percaktojne dy kandidatet e kampit demokrat dhe atij republikan. E ndersa gara ka nisur, maratona deri ne Shtepine e Bardhe do te jete e gjate dhe mbase do te na rezervoje supriza te shumta. Sic eshte dhe sondazhi me i fundit i agjensise Reuters ne bashkepunim me C-SPAN dhe Zogbyi cili tregon se kandidatja demokrate Hillari Klinton ka mbetur prapa ne kete gare. Ne krye eshte senatori me ngjyre i Ilinoisit, Barak Obama me 31 % te votave, i ndjekur nga Xhon Eduards me 27 %, dhe e treta renditet Klinton me 24 %. I njejti sondazh tregon se nga kampi i republikaneve Majk Hukabi eshte ne avantazh kundrejt rivalit te tij Mit Romni. Sipas analisteve, kjo eshte padyshim gara me entuziasmuese, me e shtrenjte dhe me e ndjekur ne historine e fushatave presidenciale amerikane. Per Hilari Klinton, e cila pak muaj me pare deklaroi ne disa qarqe fitoren thuajse te sigurt ne Iwoa, vendi i trete ne kete gare do te ishte nje humbje e madhe, qe do ti krijonte edhe me shume presion per te fituar ne shtetin e New Hampshire te marten e ardhshme.
Iwoa hap betejen shtet pas shteti per te zgjedhur kandidatet qe do te garojne me pas ne zgjedhjet presidenciale te muajit nentor per te zevendesuar presidentin Xhorxh Bush, dhe zakonisht ka sherbyer si kuti suprizash per konkurentet. Fushata e ketij viti eshte gara me e hapur presidenciale amerikane ne 50 vitet e fundit, duke mos patur asnje president apo zevendes president ne fuqi qe kerkon nominimin e partise se vet. Rezultatet e para te gares se sotme pritet te dalin qe ne oret e para te paradites dhe nje pjesmarrje e larte pritet nga kampi demokrat, qe do te tejkaloje shifren e 124 mije shtetasve te Iowas, te cilet morren pjese ne zgjedhjet e vitit 2004. E njejta gje vlen edhe per republikanet te cilet pritet te thyejne rekordin e 87 mije pjesmarresve te regjistruar ne vitin 2000. Edhe pse temperaturat kane arritur nen zero, zgjedhesit lane shtepite per tu bashkuar me fqinjet ne qendrat e komunitetit per te deklaruar mbeshtetjen e tyre per nje prej kandidateve. Ne oret e fundit perpara gares ne Ieoa, kandidatet u fokusuan ne dhenien e mesazheve te fundit, qe u transmetuan ne televizionet lokale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›