Trupi i pajetë i Lirak Bejkos mbërrin në Atdhe, nesër ceremonia
TIRANË- Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i ish-të përndjekurit Lirak Bejko, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një spital në Bari, nga plagët e marra në grevë, ku i vuri flakën vetes me benzinë në shenjë proteste për mosmarrjen e dëmshpërblimit.
Trupi i pajetë i Bejkos mësohet se ka mbërritur sot në Durrës, me tragetin e linjës Bari-Durrës, ndërsa është pritur nga familjarët e tij.
Homazhet dhe ceremonia e varrimit të Bejkos do të zhvillohen nesër. Homaxhet janë parashikuar të mbahen pranë institutit të ish-të përndjekurve nga ora 11:00-13:00.
Lajmi është konfirmuar dje nga ish-koordinatori i grevës së ish të përndjekurve Skënder Tufa, i cili deklaroi se në ceremoni nuk është i mirëpritur asnjë politikan. Ndërsa bashkëshortja e Ndrecës ka komentuar se shqiptarët nuk e kanë zakon t’i mbyllin derën dikujt në mort.
(ma.ar/BalkanWeb)