E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 janari”, Doda: Standart kundra mercenarëve, Shalsi: Të armatosur me drejtësi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së ditës së sotme u kthye në një ‘shesh’ beteje midis mazhorancës dhe opozitës për ngjarjet e 21 janarit që tronditën sferën e politikës shqiptare vitin e shkuar.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda akuzoi kreun e opozitës Edi Rama, se ka bërë  thirrje protestuesve një ditë më parë, duke përgatitur sipas saj skenarin e dhunës, ndërkohë cilësoi Prokurorinë si palë.

“Me datën 20 janar kryetari juaj foli për histori me të vdekur, i cili ftoi mijëra zemra opozitare dhe i braktisi. Edi Rama do kujtohet si përgjegjës. Organi i akuzës bën sikur nuk e ka parë dhe dëgjuar dhe se ato nuk janë thirrje publike. 21 janari shënon padrejtësinë e drejtësisë. 21 janari është vija ndarëse mes atyre që e duan dhe nuk e duan shtetin. Ne kemi mision që ti dalim mercenarëve. Ne vumë një standart i dolëm para mercenarëve. Ne do kërkojmë zbardhjne e plotë, kush e organizoi dhe pse e bindi presidentin të bënte sikur nuk kuptonte, kë kërcënuat dhe inkriminuat”,- u shpreh deputetja e PD, Mesila Doda.

Gjatë kohës së tij, si replikë deputeti opozitar, Eduart Shalsi, pranoi se opozita ka qenë e armatosur, por jo me armë sic pretendon mazhoranca, por me drejtësi kundra regjimit të kryeministrit Berisha.

“1 vit nga protesta e 21 janarit, kjo datë ka hyrë në historinë e Shqipërisë si një ditë tragjike, 4 të vrarë, por të gjithë kujtojnë fjalët e Berishës, epitetet kokpalarë, shante, bërtiste dhe ulëriste. Sot është momenti të pohojmë dicka, ne kemi qenë të armatorsur, por jo me tanke dhe municione, ne kemi qene të armatosur me të drejtën pë të denoncuar dhe protestuar një regjim që vodhi votën, për të mos lejuar një popull të tërë të tallet nga një person si Sali Berisha. Katër qytetarë të papunë, të pashpresë dhe të pafajshëm u vranë në 21 janar dhe e dimë se drejtësia e vonuar është padrejtësi.

Deputeti i PS, u shpreh se dy të akuzuarit kryesor të opozitës, kryeminsitri Berisha dhe ish ministri i Mbrojtjes Lulzim Basha nuk do i shpëtojnë drejtësisë.

“Nëse drejtësia nuk vendosët, shqiptarët do vuajnë padrejtësi, nëse Lulzim Basha dhe Sali Berisha mendonin se me vrasjet do shpëtonin regjimin e tyre, ne mendojmë se shpëtimi është tek drejtësia, nuk mund të ketë 21 janar pa u vu drejtësia”,- u shpreh deputeti i PS, Eduart Shalsi.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›