“Trutë e gomarit”, si shpresa e vetme që enveristët të gjejnë protestues me 30 prill
Pothuajse për çdo ditë Edi Rama ka zënë ekranet e TV dhe me deklarata pa asnjë kuptim në mitingjet e PS që po tkurren përditë, lëshon tollumbacet e një njeriu që ka humbur qetësinë dhe arsyetimin. Ftesa publike e Berishës për një debat televiziv përballë Edi Ramës e ka vendosur Kryetarin e PS në një pozitë qesharake. Gjithë opinioni publik - shqiptarë dhe ndërkombëtar - e kupton se skizofreni i PS në asnjë rast nuk ka mundësi të përballojë logjikën dhe argumentin e një politikani vizionar si Berisha. Krimbat që vijnë nga plehu i diktaturës komuniste janë aktivizuar. Lukunia e ish-kriminelëve të diktaturës dhe pinjojtë e brezit të dytë të kastës enveriste që i shkojnë pas, me gënjeshtrat e tyre bastarde ngjajnë me propagandën komuniste të kohës së shkuar se “duke shpifur, diçka do të mbetet”. Në përpjekje për t’u justifikuar përpara socialistëve shqiptarë edhe njëherë tjetër pa sukses, Edi Rama fabrikoi në kuzhinën enveriste gënjeshtrën e radhës se gjoja “do të përballem me Berishën, pasi të hapen kutitë”. Duke gënjyer gjithnjë dhe vazhdimisht socialistët që e ndjekin prapa verbërisht, a nuk ngjan kjo si shprehja popullore “prit gomar sa të mbijë bar”? Po përsëritet edhe njëherë tjetër rituali i komunistëve të zhgënjyer nga diktatura fill pas rënies së komunizmit ku shpreheshin kudo “ore, po Enveri na paska hedhur trutë e gomarit”.
Tani po ndodh rituali tjetër “ore, Edi Rama po na hedh trutë e gomarit”. Dhe menjëherë, në mbrojtje të delirantit të tyre filluan të kakarisin këshilli i ndrikullave në Bashkinë e Tiranës, që sot në saj të ustait të tyre kanë marrë mandatin e deputetit. Me gënjeshtrën e “hapjes së kutive”, Rama, Ngjela, Gjinushi, Ruçi&co, gënjyen socialistët se Berishën do ta rrëzonin në protestën e 20 Nëntorit të vitit të shkuar. Bënë thirrje që të vinin në Tiranë dhe nuk është për t’u çuditur se hëngrën një kulaç me dy qofte, duke ndotur ambjentin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që për shumë kohë nuk u hoq era e rëndë e amoniakut. Një grup i vogël “fakirësh socialistë” mbetën tërë natën përjashta si besnikët e partisë, ndërkohë Edi Rama darkonte me deputetët e vet dhe këshillin e ndrikullave të Bashkisë në lokalet luksoze të Tiranës. Edhe protestat nëpër rrethet e tjera të vendit u tkurrën në atë formë saqë skizofreni i PS u detyrua t’i deklarojë si bashkëbisedime. Tani gënjeshtra e radhës është përqëndruar në “protestën e madhe të 30 Prillit”. Duke u hedhur si majmuni degë më degë, Rama, herë bën “thirrje për mosbindje civile”, e të nesërmen e mohon fjalën e paradites. Tellalli i papërgjegjshëm Balla, që s’i kupton piruetat e shefit, vijon të deklarojë se kjo protestë do të shënojë “rënien e Berishës”. Ashtu siç po shihet, socialistët janë zhgënjyer nga gënjeshtrat e Edi Ramës dhe me 30 Prill “është mbarsur mali për të pjellë një mi”. Protestën e 30 Prillit ka shum të ngjarë që socialistët e zhgënjyer nga gënjeshtrat e Edvinit ta bojkotojnë masivisht. I mbetur me gisht në gojë e rreth vetes veç me krimbat që vijnë nga plehrat e diktaturës komuniste, perspetiva duket e lexueshme.
Por duket se Berisha nuk ka as kohë e as mundësi t’i kushtojë vëmendje çmendurisë së skizofrenit të PS. Mbarë populli shqiptarë po e kupton se Edi Rama dhe klani i tij janë të angazhuar në një fushatë shpifjesh që kanë për qëllim të sabotojnë sa të munden integrimin e Shqipërisë në familjen europiane. Sulmet kundër vizave janë leximi më i qartë i kësaj strategjie. Pinjojtë e diktaturës po u bien këmbanave që të dëgjojë Europa, se shqiptarët “mezi presin të ikin nga Shqipëria” sapo të liberalizohen vizat. Ky do të jetë turpi i përsëritur nga baballarët e tyre, shërbimi më i keq që po bëjnë Shqipërisë, në përpjekje të vazhduara për ta lënë jashtë familjes europiane. Por në të vertetë, shqiptarët nuk hanë bar ashtu siç mendonin babllarët e këtyre pinjojve të diktaturës. Shqipëria nuk është në krizë ashtu si përpiqet të bëjë telallin i biri i Sulejman Bushatit me kompaninë e tij të shpartalluar enveriste. Në krizën e saj më të thellë është e majta ish-komuniste e drejtuar nga një njeri që nuk njeh familje, një njeri me vese e fort larg të qenit një njeri normal.