E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 13 dhjetor 1797 Heinrich Heine

Christian Johann Heinrich Heine gazetar, eseist, kritik letrar dhe një nga poetët më domethënës të letërsisë gjermane të shekullit të 19-të, u lind më 13 dhjetor 1797. Jashtë vendit të tij është i njohur kryesisht për poezitë e hershme lirike. Vargjet dhe proza e mëvonshme dallohen nga qasja satirike dhe ironia. Pikëpamjet politike radikale bënë që shumë prej veprave të tij të ndaloheshin nga autoritetet gjermane. Heine i kaloi 25 vitet e fundit të jetës së tij si mërgimtar në Paris. Ndër mijëra librat e djegur në Opernplatz, në Berlin në vitin 1933, pas bastisjes nga nazistët të Institut für Sexualëissenschaft, ishin veprat e Heinrich Heine-s. Në përkujtim të këtij akti të tmerrshëm, në vendin ku ndodhi, u gdhend një prej vargjeve të tij më të famshme nga drama Almansor: "Das war ein Vorspiel nur, dort wo man Bücher verbrennt, verbrennt man am Ende auch Menschen." ("Ky ishte vetëm preludi; aty ku djegin njerëz do të djegin edhe njerëz një ditë”. Në vitin 1834, 99 vjet para se Adolf Hitleri dhe partia Naziste të merrnin pushtetin në Gjermani, Heine shkroi në librin “Historia e Fesë dhe Filozofisë në Gjermani”.

“Krishtërimi - dhe kjo është merita e tij më e madhe - e ka zbutur disi atë pasionin brutal gjermanik për luftë, por pa mundur ta shkatërrojë. Nëse ky talisman nënshtrues, kryqi, do të rrëgjohet, tërbimi i pafre i luftëtarëve të lashtë, ai zemërim çmendurak për të cilin bardët nordikë kanë folur dhe kënduar shpesh, do të përndizet edhe njëherë tjetër. Ky talisman është i brishtë dhe do të vijë dita kur të bjerë trishtueshëm. Atëherë zotat e gurtë antikë do të ngrihen nga rrënojat e harruara dhe të fshijnë pluhurin mijëravjeçar nga sytë. Më në fund, Thor-i me çekiçin e tij të stërmadh do të hidhet e t’i shkatërrojë katedralet gotike…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›