E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza e perbashket Ruci Po marreveshjes me disa kushte

Dy kreret e grupeve parlamentare te partive me te medha Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci u ulen sot rreth ores 1100 ne tryezen e perbashket per te diskutuar rreth zgjedhjeve te 8 majit.

Takim erdhi pas fteses qe kryetari i grupit parlametar te Partise Socialiste Patozi i dergoi homologut te tij socialist Ruci te ciles ky i fundit iu pergjigj pozitivisht.
Ne tryezen e perbashket eshte edhe ambasadori i OSBE-se ne Tirane.

Tryezen e perbashekt e hapi nekryetari i grupit te PD Patozi i cili e cilesoi determinant rolin e partive politike ne procesin e zgjedhjeve. Po te angazhohemi bashkarisht per zbatimin e rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it do te hedhim nje hap te madh per zgjedhjet. Ne frymen e ketyre rekomandimeve mund te garantojme nje fushate qytetare dhe nje proces zgjedhor te rregullt. Ne menduam thirrjen e tryezes ku te trajtohen detyrimet tona si forca politike. Me tej Patozi paraqiti para pjesemarresve nje draft marreveshje ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

Ndersa kreu i grupit PS Ruci ne fjalen e tij e konsideroi te vonuar fetsen per nje tryeze te perbashket dhe shprehu vullnetin e tij dhe te forces qe perfaqeson per vullnetin politik e ligjor. Do te te ishte ne seriozitetin e kesaj tryeze qe ky draft te na ishte dhene kohe me pare- tha Ruci- dhe jemi dakord me te n.q.s. pjese e kesaj marreveshjeje behen disa pika. Ai listoi me tej propozimet e PS.

Ruci kerkoi nderhyrje ligjore qe perqakton qarte transaprencen postzgjedhore dhe kjo nenkupton nderhyrjen ligjore ne Kodin Zgjedhor duke theksuar se kjo mund te behet qe tani pasi nuk ndikon ne pergatitjet per zgjedhjet.

Duke sjelle raste te parregullsive ne zgjedhjet e 2009-s Ruci kerkoi gjithashtu qe ne marreveshje te perfshihet transparenca e listave te zgjdhesve. Procesi per pergatitjen e tyre shfaq shenja deformimi. Kemi konstatuar raste te zgjedhesve me dublime regjistrime pas afatit perfundimtar levizje te qellimshme te pasaportizimeve tha ai.

Nje tjeter kerkese e PS kishte te bente identifikimin e votuesve. Dy vjet pas shperndarjes se mjeteve te reja te identifikimit asnje makine lexuese nuk eshte e vlefshme. Perdorimi i makinave lexuese do te mundesonte shmangien e votimit fiktiv apo ne emer te te tjereve ceshtje te cilat kritikohen ne raportin e OSBE-se argumentoi Ruci.


Rikthimi i ligjshmerise se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ishte nje tjeter pike ne sugjerimet qe PS beri per marreveshjen.E pranojme marreveshjen nese rikthehet ligjshmeria e KQZ-se e dominuar politikisht nga PD-ja dhe me nje drejtim arbitrar vendimmarrje te njeanshme dhe shkelje te ligjit.

Ruci tha se KQZ-ja nuk ka akoma nje rregullore te miratuar ndaj miratimi i rregullores eshte nje kerkese e domodoshme per mirefunksionimin e institucionit.

Ne fund te fjales se tij Ruci tha se PS-ja eshte parti e pare ne shkalle vendi ne zgjedhjet e 2007-s dhe per numrin me te madh te zgjedhesve mbeshtetes ne 2009-n. shte nje nga kolonat e sistemit politik ne Shqiperi dhe si e tille cdo aludim per shmangie te saj nga procesi nuk ka lidhje me realitetin e saj politik. Ne kerkojme zgjedhje te lira dhe qe permbushin standardet nderkombetare.


Kreu i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi i eshte drejtuar sot me nje leter homologut te tij te Partise Socialiste Gramoz Ruci duke i propozuar ngritjen e nje tryeze partiake per te diskutuar lidhur me situaten parazgjedhore ne vend.
Patozi ne leter shprehet se per te permbushur te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR ju ftoj qe te ulemi ne nje tryeze te perbashket me date 29 mars 2001 ne oren 1100 ne mjediset e Kryesise se Kuvendit se bashku me partite e tjera parlamentare duke ftuar njekohesisht edhe prezencen e OSBE-se ne Shqiperi

Me poshte letra e plote e Patozit drejtuar kreut te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci.

Zotit GRAMOZ RUI
Kryetar i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste

I nderuar zoti Ruci

Zgjedhjet per pushtetin vendor te dates 8 maj po afrojne dhe pergatitjet per to kane hyre ne faze intensive. Procesi zgjedhor perfshin nje numer aktoresh si administrata zgjedhore e te gjitha niveleve pushteti qendror dhe ai vendor subjektet zgjedhore vezhguesit dhe shoqeria civile por pa dyshim nje rol kyc luajne partite politike ne perputhje me detyrimet qe u percakton ligji. Sinergjia e kontributit te perbashket e te gjithe aktoreve krijon kornizen dhe truallin e nevojshem qe zgjedhjet te jene nje celebrim i plote i demokracise. Gjithesecili prej tyre ka rol te percaktuar qarte dhe e kryen ate pa nderhyre ne detyrat e aktoreve te tjere.

Raporti i OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e vitit 2009 percakton per here te pare ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi se ato permbushen shumicen e angazhimeve te OSBE-se per zgjedhje demokratike. Ky raport vlereson lart cilesine teknike te Kodit Zgjedhor dhe infrastruktures zgjedhore por konstaton se keto permiresime te konsiderueshme u zbehen nga politizimi i aspekteve teknike te procesit. OSBE/ODIHR-i shprehet se zhvillimi i zgjedhjeve demokratike varet gjithashtu ne nje mase te madhe nga angazhimi i te gjitha partive politike shqiptare per te respektuar ligjin dhe qellimin e tij ne detajin me te vogel sidhe per ti permbushur detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjeshme me synim ruajtjen e integritetit te procesit.

Per te permiresuar procesin zgjedhor dhe arritjen e te gjitha standarteve nderkombetare raporti i OSBE/ODIHR-it sugjeron 31 rekomandime ku disa prej tyre i drejtohen drejtperdrejte ose terthorazi partive politike. Tashme administrata zgjedhore me ne krye KQZ-ne qe eshte organi suprem per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve por edhe administrata shteterore ne nivel qendror dhe vendor jane ne nje faze te avancuar dhe intensive te zbatimit te kuadrit ligjor per pergatitjen e zgjedhjeve duke adresuar te gjitha ato rekomandime te raportit te OSBE/ ODIHR-it qe kerkojne veprim administrativ pa ndryshuar ligjin. Theksojme se stabiliteti i procesit pergatitor i bazuar ne zbatimin e rregullave qe kemi miratuar me konsensus te plote ka nje rendesi themelore per standartin e zgjedhjeve.

Ne kete kontekst dhe duke vleresuar maksimalisht rendesine e procesit pergatitor zgjedhor ne mendojme se i nje rendesie themelore mbetet rekomandimi i pare i ketij raporti i cili kerkon qe Partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne perputhje me privilegjet e medha qe gezojne sipas ligjit ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjeshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise. Kjo vlen edhe per performancen e komisionereve zgjedhore dhe nepunesve te zgjedhur e te emeruar te te gjitha niveleve te cilet nuk duhet ti mbeshtesin veprimet dhe vendimet e tyre ne lidhje me zgjedhjet ne ceshtje apo bindje politike.

Gjithashtu rekomandimi 9 i raportit kerkon qe Me qellim pavaresine dhe profesionalizmin e administrates zgjedhore partite politike nuk duhet te lejohen qe te zevendesojne ne menyre arbitrare anetaret e komisioneve te nivelit me te ulet. Zevendesimi duhet te lejohet vetem per arsye specifike te shprehura qarte ne ligj ndersa ne rekomandimin 16 kerkon qe Autoritetet ashtu si edhe partite politike duhet te marrin hapa vendimtare per te siguruar qe mbi punonjesit e sektorit publik aktivistet politike apo qytetaret e tjere te mos ushtrohet presion qofte per te marre pjese ne aktivitete te fushates qofte per te mos u marre me veprimtari politike apo per te votuar ne nje menyre te caktuar. do rast i nje presioni te tille duhet te hetohet me hollesi dhe fajtoret te sillen perpara drejtesise ne perputhje me ligjin.

Nderkohe qe OSBE/ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias percaktojne se kuadri ligjor shqiptar per zgjedhjet perben nje themel te kompletuar teknik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne jemi te bindur se angazhimi me vullnet te plote politik jo vetem i partive te mazhorances se qeverise por edhe atyre te opozites parlamentare qofte ne zbatim te detyrimeve te tyre ne administrimin zgjedhor apo si subjekte zgjedhore ne perputhje me kuadrin ekzistues kushtetues dhe ligjor do te rriste maksimalisht standartet e procesit zgjedhor.

Kuadri yne kushtetues dhe ligjor per zgjedhjet perfshin te gjitha parimet standartet dhe garancite e nevojshme te percaktuara nga OSBE-ja dhe Keshilli i Evropes per rrjedhoje zbatimi dhe respektimi i plote dhe vullnetmire i kuadrit kushtetues dhe ligjor dhe institucioneve te mandatuara prej tyre eshte garancia me e mire jo vetem per permbushjen e interesave legjitime te subjekteve zgjedhore por mbi te gjitha te interesit te zgjedhesve shqiptare.

Per keto arsye Ju ftoj qe te ulemi ne nje tryeze te perbashket me date 29 mars 2001 ne oren 1100 ne mjediset e Kryesise se Kuvendit se bashku me partite e tjera parlamentare duke ftuar njekohesisht edhe prezencen e OSBE-se ne Shqiperi. Ne kete takim me angazhimin e gjithesecilit te shqyrtojme pergjegjesite qe duhet te marrin partite tona per adresimin e mundshem te rekomandimeve per forcat politike ne respekt te plote te kuadrit kushtetues e ligjor ekzistues. Kam bindjen se nje angazhim i tille garanton permbushjen e ketyre detyrimeve dhe se ai do te jape kontribut dhe garanci shtese perkrah ketij kuadri normativ per zgjedhje demokratike ne perputhje me te gjitha standartet nderkombetare.

KRYETARI

Astrit PATOZI



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›