E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Mbyllet ankandi edvinist për taksat e bashkive e komunave – sot priten ankesat publike për mashtrime politike

29-03-2011 / Gazeta 55

Prezantimi i listës së kandidatëve dje në orët e vona të natës nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia madhore për elektoratin e zhgënjyer majtist, nga përgjegjësia e prishjes së marrëveshjes me aleatët dhe manipulimi i tej zgjatur i ‘pretendentëve’ të quajtur “kandidatë në letër”. Pikërisht këta të fundit janë të shumtë të numër dhe dje, para se PS të zyrtarizonte listën e kandidatëve të saj, lajmi i kobshëm ishte shpërndarë tek ata menjëherë, madje para se ta mësonin mediat. Mësohet se Edi Rama po tenton të zhvillojë një fushatë kryq e tërthorë politike dhe aspak për qytetarin dhe interesin e përgjithshëm të elektoratit. Tashmë na ndan vetëm një muaj nga kurorëzimi i kësaj beteje që sapo ka filluar. Por, beteja kryesore është ajo për marrjen e postit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të cilën kandidojnë Lulzim Basha kandidat i Partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike, i cili vjen me një frymë të re për Tiranën si dhe kryetari aktual i saj, Edi Rama i cili e ka mbajtur këtë post për tre mandate dhe pothuajse s’ka bërë gjë tjetër për ketë qytet përveçse ka ngjyrosur disa pallate. Edhe pse fushata sapo ka nisur kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës njëkohësisht kryetar i opozitës do të deklaronte pak ditë më parë do të kandidojë për një mandat të katërt për marrjen sërish të postit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por përkundrejt të gjithave me shumë mundim, torturë dhe dhimbje pranoi të zyrtarizojë listën e kandidatëve në limitet e skadencës së afatit ligjor, që ishte pikërisht mesnata e ditës së djeshme. Kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas prezantimit zyrtar si kandidat për Bashkinë e Tiranës ka nisur menjëherë turin e tij në kryeqytet duke u takuar me banorët e çdo lagjeje në kryeqytet dhe duke dëgjuar hallet dhe ankesat që kanë qytetarët e Tiranës. Problematika këto që hasin çdo ditë e më tepër kryeqytetasit të cilat prej kohësh janë lënë në harresë nga kryebashkiaku aktual zoti Edvin Kristaq Rama. Edhe në këtë rast, Edi Rama është i vonuar. Si gjithmonë i vonuar, ai përsëri s’heq dorë nga vonesa, duke i paraprirë vetë sakrifikimit elektoral. Për dreq, Edi Rama këtë herë përballet me Lulzim Bashën i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike me një biografi të pasur i cili i ka dhënë shumë Shqipërisë; rezultate mbresëlënëse dhe spektakolare në të gjitha institucionet ku ai ka shërbyer, duke arritur kulmin me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e vizave të qytetarëve shqiptarë me Bashkimin Evropian. Por suksesi i Bashës është edhe më tej. Si fillim gjatë 2 viteve që ministri Basha ishte ministër i Transporteve realizoi rrugën Durrës – Kukës, “aortën e kombit”. Vetëm pak ditë më parë Lulzim Basha dha zyrtarisht dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm për t’iu  është përkushtuar totalisht banorëve të kryeqytetit duke nisur kështu këtë fushatë jo si një fushatë politike por si një fushatë për qytetarin. Ndërkohë që kryebashkiaku aktual i Bashkisë së Tiranës lufton me çdo armë për të qenë në pushtet s’i ka sjellë gjë tjetër kryeqytetasve përveçse i ka shtuar çdo ditë e më tepër stresin banorëve të saj. Krahas stresit, Edvini është edhe mbartës i krizës. Dje, u pa qartë se si ai u mposht dhe u manipulua nga baronët e pasuruar dhe me influencë të madhe politike dhe janë pikërisht qytetarët e parë të Elbasanit, Fierit, Vlorës, Korçës dhe Durrësit. Por, mbi këta eksponentë në skadim e sipër, rëndon një përgjegjësi e madhe, ajo përgjegjësi e nëpërkëmbjes së të drejtave të qytetarëve, pavarësisht se gjyqi s’është shumë larg...8 maji po afron!
Reagimi i Partisë Demokratike: Edi Rama, po thyen rekordin e shpifjeve/“Kryetari i Partisë Socialiste,shoku Edvin Kristaq Rama, ka thyer sot rekordin e mbajtur nga ai vetë për shpifje, duke akuzuar qeverinë se po trafikon armë, dhe me paratë që fitohen, po blen mediat”. Kështu nis deklarata e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj, në shenjë reagimi ndaj pretendimeve të ngritura nga socialisti Saimir Tahiri. Sipas saj “deklarata e radhës tregon se Partia Socialiste dhe kryetari i saj, nuk ka ndërmend të lëvizë nga kursi i vjetër i politikës së shpifjes, hedhjes së baltës, dhe të konfliktit. Për më tepër, qëndrime të tilla qesharake, sa vijnë dhe shtohen ndërsa vendi është futur në fushatën për zgjedhjet vendore të 8 majit”, duke theksuar se “ndërsa qytetarët e Shqipërisë presin një alternativë për problemet, shqetësimet dhe hallet e përditshme që ata kanë, nga Partia Socialiste po shpallet çdo ditë program i shpifjeve dhe i tensionit politik”. Në reagimin e Partisë Demokratike thuhet më tej se “Shqipëria është tashmë prej 2 vitesh një vend anëtar i NATO-s, dhe aplikon standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut në të gjithë fushat, veçanërisht në atë ushtarake”. “Është jashtë çdo logjike të thuhet sot se qeveria po bën trafik armësh. Nga ana tjetër, pavarësia e mediave në Shqipëri është një asetet më të mëdha që ka demokracia jonë. Për këtë, është cilësuar një demokraci funksionale edhe nga vëzhgues mjaft të rëndësishëm në vend. Siç edhe demonstrohet çdo ditë, media në vend është e lirë, raporton dhe mban qëndrime kundër qeverisë sa herë të dojë. Problemi është se me lirinë e të shprehurit po abuzon në fakt Partia Socialiste, e cila shpif çdo ditë të vitit”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›