E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie: Nuk kam probleme me Wenger

Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, ka mohuar të ketë pasur një zënkë mes tij dhe trajnerit Arsene Wenger, pas reagimit negativ të sulmuesit rreth vendimeve taktike të trajnerit në humbjen prej 1-2 ndaj Manchester United.

Wenger është kritikuar nga tifozët për zëvendësimin e Alex Oxlade-Chamberlain, i cili sapo e kishte krijuar golin e Van Persiet, ndërsa në vend të tij e angazhoi Andrey Arshavinin, i cili dështoi ta markonte Antonio Valencian në ndërtimin e golit fitues të Djajve të Kuq, të cilin e shënoi Welbeck.

“Nuk e kam vënë në dyshim vendimin e tij- e di se nuk më takon mua që të sfidoj atë që bën Arsene Wenger. Alex-Oxlade Chamberlain ka pasur të lënduar pulpën e këmbës. Ne nuk e dinim këtë, por trajneri e dinte, prandaj e solli Andrey Arshavinin”.

“Menaxheri dhe unë jemi mirë dhe raporti im me klubin është i mirë. Nuk ka problem, nuk ka konflikt dhe nuk ka kundërshtime. Trajneri e di këtë, unë e di këtë dhe lojtarët e dinë këtë”, ka deklaruar 28-vjeçari për The Sun

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›