Tryeze per regjistrimin civil te romeve dhe egjiptianeve
Përfaqësues të qeverisë shqiptare, autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe shoqërise civile u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët për diskutimin e gjendjes aktuale të regjistrimit civil të komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri. Zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi tha se ”regjistrimi civil i qytetarëve është një e drejtë civile, që i siguron akses qytetarëve në shërbime të tilla si arsimi, shëndetësia”.
Zv/ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Filloreta Kodra theksoi se çështjet e regjistrimit civil duhen zgjidhur përmes proceseve administrative duke kufizuar sa me shume zgjidhjen e tyre nëpërmjet proceseve gjyqësore të cilat sipas saj janë të gjata dhe vështira për t’u perballuar financiarisht nga komunitetet në nevojë rome dhe egjiptiane”.
Qëllimi i tryezës ishte ndërgjegjësimi mbi problemet që rrjedhin si pasojë e mungesës së regjistrimit civil në komunitetet rome dhe egjiptiane.
“Familjet Rome e kanë gjithsesi shumë të vështirë ta përballojnë këtë situatë pa një mbështetje të gjerë që i inkurajon dhe i asiston të regjistrojnë fëmijët e tyre. Punonjësit e materniteteve, shërbimeve sociale, zyrave të gjendjes civile dhe shoqëria civile duhet të punojnë sëbashku për t’u njohur më mirë me legjislacionin dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në hapat e domosdoshëm të procesit të regjistrimit civil” tha Z. Detlef Palm, Koordinator i Agjensive te Kombeve të Bashkuara në detyrë dhe përfaqësues i UNICEF.
“Shumë individë Rom dhe Egjiptian nuk i kanë regjistruar lindjet duke u barazuar keshtu me personat pa shtetësi; nuk mund të transferojnë vendbanimin, të certifikojnë marteën, divorcin, kujdestarinë e fëmijës, vdekjen, apo të regjistrohen në në zyrat e punës, si të pa-strehë, e kështu me radhë. Ky fenomen i ka penguar pjesëtarët e këtyre komuniteteve të ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore, si dhe të përfitojnë nga shërbimet sociale publike” tha drejtor i PNUD-it në Shqipëri, Norimasa Shimomura.
Tavolina e rrumbullaket identifikoi një listë rekomandimesh që bëjnë thirrje për një përgjigje të koordinuar nga të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e regjistrimit civil. Rekomandimet gjithashtu bëjnë thirrje për përfshirjen e shoqërisë civile në këtë përpjekje. Aktiviteti u organizuar nga Ministria e Brendshme, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në bashkëpunim me agjencite e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi.
Elona Mamushi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 23 shkurt 2011 )