E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Kosova në shtator do kërkojë anëtarësimin në OKB

Behxhet Pacolli

Zv.kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se ai i ka sjell Kosovës 46 njohje dhe se angazhimi i tij në këtë aspekt nuk dallon qoftë kur është në pozitë qoftë kur është në opozitë.

Unë për njohjen e Kosovës shtet kam lobuar që nga fillimi, qytetarët e Kosovës mirë e dinë sa njohjet kanë ardhur nga Behxhet Pacolli edhe kur nuk kam qenë fare në qeveri, pra si opozitë si tani në pozitë. Unë ju them se saktësisht janë 46 njohje të cilat kanë ardhur drejtpërdrejtë nga angazhimi im, njëzet prej tyre janë prej kohës kur jam në qeveri kurse njëzet e pesë të tjerat sa kam qenë në opozitë, ka thënë Pacolli në një intervistë për Presheva Jonë.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës më tej është shprehur se në shtator Kosova do të aplikojë për tu anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Pas njohjes së Çadit, numri i njohjeve të Kosovës po i ofrohet shifrës 100 dhe mund tju them se  shtatorin e ardhshëm diplomacia e Kosovës po përgatitet të  aplikoj për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, shprehet ai. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›