Mediu: Strategji kombëtare për mbetjet urbane

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka deklaruar se duhet një strategji kombëtare për grumbullimin e mbetjeve urbane." Ka mungesë të një sistemi modern të grumbullimit të mbetjeve. Duhet një strategji kombëtare për mbetjet", u shpreh ai në konferencën për Strategjinë për Mbetjet Urbane.
Ministri theksoi domosdoshmërinë e ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe mbetjet mjedisore. Ai theksoi gjithashtu se niveli i riciklimit të mbetjeve është i ulët. Ministri nënvizoi se trajtimi i mbetjeve është prioritet për qeverinë.
Ndërkohë që deputeti Jemin Gjana deklaroi se problemi i mbetjeve urbane është një problem madhor. "Jemi një shembull problematik në Evropë sa i përket mbetjeve urbane. Ndërtimet pa kriter kanë rënduar edhe më shumë gjendjen. Kërkohet urgjentisht një zgjidhje", tha ai.