Tuna braktis të dashurin

“Skillz”
Një këngë me DJ. Tomekk
Një nga grupet më të suksesshme të hip-hopit kosovar, të njohur me emrin “Skillz”, ka shfrytëzuar vizitën e DJ. Tomekk në Kosovë për të realizuar një këngë me të, që njëkohësisht shënon edhe bashkëpunimin e parë të këtij DJ. me famë botërore me një grup shqiptar. Hiti është punuar nga Dardan Belegu i studios së produksionit “Baba Records” dhe kënga titullohet “Unë jetoj për hip-hop”. Në fillim të videoklipit, në rolin e protagonistes shfaqet Leonora Fejza, moderatore e radio “Dukagjinit”, e cila mësohet nga burime të sigurta se ka qenë edhe ndërmjetësuesja e gjithë këtij bashkëpunimi muzikor. Videoklipi pritet të shfaqet së shpejti në ekranet muzikore në Kosovë e Shqipëri, ndërsa dy pjesëtarët e grupit “Skillz” ndjehen të përkëdhelur nga fati, sepse pikërisht ata patën shansin e një bashkëpunimi të tillë me DJ. Tomekk, një nga emrat më të kërkuar për momentin në diskotekat botërore.
Xhemi Shehu
Pushime jashtë shtetit
Një nga vajzat më seksi të ekraneve shqiptare duket se e ka ndarë mendjen që sivjet t’i kalojë pushimet jashtë shtetit. Pasi ka shijuar disa ditë në plazhet e bregdetit jugor të Shqipërisë, Xhemi Shehu do të pushojë edhe nën rrezet përvëluese të plazheve më ekzotike përtej oqeanit. Ndonëse preferon që ta mbajë sekret emrin e vendit ku do të shkojë, një gjë është e sigurt: ajo do të jetë sërish përkrah njeriut të zemrës, Visit. Vitin e kaluar Xhemi ishte gjatë sezonit të verës në brigjet e Spanjës, ku kaloi disa ditë të paharrueshme, ndërsa pushimet dimërore i kaloi sërish jashtë kufijve shqiptarë, e pikërisht në Mavrovë të Maqedonisë, duke bërë ski. Sërish me dëshirën për të kaluar një eksperiencë të re, që do e kënaqë pafund, Xhemi Shehu i ka drejtuar sytë larg Shqipërisë, ku do të kalojë pushimet e kësaj vere.