E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tundimi i te Pamundures

Botimet Aleph hedhin ne treg numrin 18 te revistes letraro-kulturore me te njejtin emer drejtuar nga Gentian ocoli. Eseistike proze poezi art ditar drame perfshihen ne kete numer me emra te njohur te letersise duke sjelle edhe nga fusha e perkthimeve autore bashkekohore me poshte botojme nje fragment nga ligjerata e nobelistit Vargas Llosa te mbajtur me rastin e marrjes se cmimit Servantes

Ka dicka madheshtore te marresh nje cmim te quajtur Servantes dhe pikerisht ne Alkala de Henares qyteti ku lindi babai dhe mjeshtri i madh i letersise sone ne nje ceremoni te cilen prania e Madherive Tuaja e ben edhe me madheshtore. Per me teper qe kjo ngjarje zhvillohet pikerisht ne diten kur me vdekjen e autorit te Don Kishotit perkujtohet fuqia e nje gjuhe se ciles gjeniu i tij e mbrujti me jete e fantazi qe ende sot gjallojne plot freski sa here qe shfletojme historine e Kaloresit te Fytyres se Vrerosur. E cmund te thote ky shkrimtar fatlum per Servantesin qe seshte thene tashme Cte shtosh mbi vepren e tij qe te mos tingelloje si kenge e vjeter.

Bibliografia marramendese dhe adhurimi i publikut e kane ne nje fare menyre monumentalizuar si Homerin Danten apo Shekspirin. Keta autore qe me Servantesin jane shnderruar ne simbole te nje gjuhe dhe nje kulture duke na here te harrojme shpeshhere qe kjo ikone gati e hyjezuar prej respektit dhe adhurimit te brezave qe nje krijese prej mishi e gjaku qe u perball si te gjithe me kurthet e nje fati te panjohur dhe qe vepra e tij nuk qe fryt i ndonje mrekullie apo rastesie por i vullnetit punes mjeshterise dhe durimit.

Ne asnjerin prej ketyre autoreve nuk eshte kaq e dukshme kjo vese njerezimi e prekshme prej njeriut te zakonshem sesa ne jeten plot bema qe zuri fill ne kete qytet nje dite vjeshte te vitit 1547 te Migelit birit te Rodrigo Servantesit berber e kirurg i paafte qe e shkoi jeten i perndjekur nga akuzat e duke ia mbathur prej fatit te keq. Kjo qe me sa duket e vetmja trashegimi qe i la te birit fatkeqesi gjyqe shkisherime arratisje veshtiresi te nje jete qe pavaresisht zbulimeve te historianeve ka ende pika te erreta dhe njelloj si ajo e Shekspirit kemi ende shume per te zbuluar. Por ajo qe dime me siguri eshte se jeta e Servantesit qe ajo e nje qytetari pa ofiqe e pasuri i cili jetoi ne mediokritet pavaresisht se plumbat qe mori ne Lepanto dhe dora e majte qe i mbeti e gjymtuar i kane shtyre historiografiet ta trajtojne si hero. Nuk qe i tille te pakten jo ne kuptimin epik te fjales por ne ate kuptimin tjeter te heshtur qe eshte heroizmi i njerezve anonime per faktin se u mbijetoi shume fatkeqesive e terslleqeve mdash pese viteve te burgimit ne Algjer roberise se renegatit grek Dali Mami refuzimeve te burokrateve kur deshi te vihej ne sherbim te Kurores ne Indi burgosjeve per shkak te borxheve dhe hidherimit qe nuk po arrinte lavdine ne gjinine fisnike te poezise duke iu dashur te kenaqej me plebejen proze kaq larg majes se intelektuales dhe kaq prane asaj te vulgut.

Jeta e Servantesit na emocionon ose na trishton por nuk na mahnit ishte jeta e rendomte e nje spanjolli te zakonshem te atyre koherave te trazuara. Ajo qe na mahnit eshte sesi nga kjo jete e vaket mundi te lindte nje aventure aq e madhe si ajo e Don Kishotit ky roman mbi te cilin duket se eshte thene gjithcka por qe sa here e lexojme zbulojme se ende ka shume per te thene.

Cdo veper gjeniale eshte e dukshme dhe e padukshme njeherazi. Don Kishoti sikurse Odiseja Komedia Hyjnore apo Hamleti na pasurojne si njerez duke na treguar se nepermjet krijimit artistik njeriu mund te kaperceje kufijte e gjendjes se tij dhe te arrije nje forme pavdekesie ne te njejten kohe na godet duke na ndergjegjesuar per vogelsine tone ne momentin qe na vendos perballe gjigantit qe e ngjizi kete beme. Si arriti ta bente nje zotvrasje te tille Si mundi ta sfidonte ne kete menyre krijesen e Zotit Duke shkruar historine e kaloresit fisnik Servantesi fuqizoi dhe e lartesoi gjuhen spanjolle ne maja qe si pat arritur kurre me pare dhe vendosi nje maksimum emblematik per te gjithe ne qe shkruajme ne kete gjuhe riperteriu gjinine e romanit duke i dhene nje shumellojshmeri dhe rafinim aq te madh sa ambicia shkaterruese dhe ndertuese e botes qe e ushqen. Qe nga ai moment te gjitha romanet do te vleresoheshin sipas ketij standardi qe kjo gjuhe vendosi as me pak e as me shume. I gjithe teatri do te kishte si etalon modelin Shekspirian.

Qe qe dhe vazhdon te jete nje veper e madhe komike dhe serioze njeherazi qe ajo nderton ne nje mit te thjeshte dialektiken e pazgjidhshme midis reales dhe ideales qe derrmon dhe ne te njejten kohe u ben homazh romaneve kaloresiake kete na e kane shpjeguar kritiket. Por kane folur pak per ate qe nder shume gjera te tjera si cdo paradigme e madhe letrare Don Kishoti eshte trill mbi trillin per ate qe ai eshte dhe menyren sesi vepron ne jete sherbimi qe sjell dhe demet qe mund te shkaktoje.

Kjo teme rishfaqet ne te gjitha veprat letrare sepse eshte nje teme e perhershme ne jeten e njerezve dhe asnje romancier nuk e ka pershkruar me kaq persosmeri ne nje histori kaq joshese e te qarte sic e ka bere Servantesi qe ndoshta nuk e kish aspak nder mend ta bente dhe as nuk e dinte cpo bente.

Behet fjale per dicka shume te thjeshte ne fillim edhe pse me pas fillon te nderlikohet. Burra e gra nuk jane te kenaqur nga jetet qe bejne shume larg deshirave te tyre e meqe nuk arrijne te heqin dore nga keto jete qe nuk i kane i jetojne ne endrra d.m.th. ne perrallat qe tregojne. Letersia eshte nje dege e kesaj peme te begate qe quhet trill. Kjo e te shpikurit te historive te trilluarit per te perballuar me lehte historine qe po jetojme eshte aq e vjeter sa gjuha dhe padyshim nisi te perdorej qe kur fillesat e nje komunikimi inteligjent zevendesuan te thirrurat e britmat e antropoidit ne shpellat primitive.

Aty duhet te kene filluar te degjohen prane zjarrit trillet e para me po ate admirim me te cilin gjate dy mijevjecareve dhe ne cdo cep te gjeografise do i degjonin vogelushet nga gojet e gjysheve tribute e mbledhura pyjeve nga foles dhe magjistare banoret ne sheshet e fshatrave kenduar nga goja e komikeve te gjuhes dhe te pasurit neper sallonet e oborreve e pallateve mbreterore te recituara nga vjershetaret. Me shkrimin trillimi kaloi tek libri i cili fiksoi ate cka deri me atehere ishte nje univers qe i perkiste gojetarise.

Letersia vendosi i dha perjetesi miteve e prototipave te ngjizur ne trill fale saj ne nje menyre te mistershme ajo jete alternative e krijuar per te mbushur humneren midis realitetit dhe deshirave ku perkundej krijesa njerezore fitoi te drejten te kishte nje qytet dhe fantazmat e imagjinates moren jete duke u bere e thene me fjalet e Balzakut historia personale e kombeve.

2

Trilli eshte zbavitje ne nje moment te dyte apo te trete edhe pse nese seshte i tille ai nuk ka vlere. Trilli eshte ne radhe te pare nje akt rebelimi ndaj jetes reale ne radhe te dyte nje shelbim per ate qe i angeshton te jetuarit ne burgun e nje fati te vetem per ata qe tundohen nga e pamundura qe sipas Lamartinit beri te mundur krijimin e Te Mjereve te Viktor Hygoit dhe qe duan te clirohen nga jeta e tyre e te behen protagoniste te nje jete tjeter me te pasur o me mizerabel me te denje apo me te tmerrshme se sa ajo qe u ka rene per pjese. Kjo menyre e te shpjeguarit te trillit mund te duket mizore duke pasur parasysh se ne nje veshtrim te pare seshte vecse nje menyre e embel e te shkuarit te kohes te nje zoterie i cili naten para se ti hapet goja kryen krimin e Raskalnikovit dhe e ze gjumi apo te zonjes virtuoze qe pi cajin e ores pese pasdite duke bere prapesira si zonjat e Boccacios pa e marre vesh i shoqi. Por sic na shpjegon Alonso Quijano trilli eshte dicka me e nderlikuar sesa nje menyre per te vrare merzine eshte clirim kalimtar nga nje pakenaqesi qenesore nje melhem per kete uri per dicka ndryshe nga ajo cka jemi e kemi qe ne menyre paradoksale trilli e qeteson dhe e nxit njeherazi. Shpesh keto jete hua qe nuk jane tonat fale trillit ne vend qe te na sherojne prej deshirave qe kemi na bejne edhe me te ndergjegjshem se sa te vegjel jemi krahasuar me keto qenie te jashtezakonshme qe prodhon fantazuesi i pleksur ne qenien tone.

Trilli eshte deshmi dhe burim mospajtimi shperfilles ndaj botes prove e pakundershtueshme qe jeta e vertete ajo e jetuara eshte bere sipas mases te asaj qe jemi dhe jo te asaj qe do te deshironim te ishim. Prandaj na duhet te shpikim jete te tjera. Kjo jete e trilluar e mbivendosur me ate tjetren sidomos kur eshte e mrekullueshme si ne kohet kur Servantesi shkroi epopene e tij nuk eshte tregues i lumturise shoqerore perkundrazi. Per carsye nje shoqeri do te ndiente nevojen te krijonte brenda saj keto jete paralele keto genjeshtra nese ajo qe ka i mjafton nese te vertetat e ekzistences e mbushin Dalja e nje romani te madh eshte gjithnje tregues i nje rebelimi jetik artikuluar ne ndertimin e nje bote te trilluar qe duke pare shembelltyren e botes reale e refuzon dhe e ve ne pikepyetje. Kjo ndoshta shpjegon forcen me te cilen Servantesi i ka mbijetuar realitetit te tij shpaguhet duke kryer nje zotvrasje simbolike duke e zevendesuar realitetin qe e keqtrajtonte me nje tjeter te mrekullueshem te cilin fale forces se fituar nga zhgenjimet e tij e trilloi per tia kundervene ketij te parit.

Ta luftosh realitetin nepermjet fantazise qe eshte ajo qe bejme te gjithe kur tregojme apo krijojme histori eshte nje loje zbavitese per sa kohe jemi te qarte per kufijte e pathyeshem midis realitetit dhe trillit. Kur ky kufi eklipsohet dhe gjerat nakatosen si ne mendjen e Don Kishotit loja ia le vendin cmendurise e mund te perfundoje ne tragjedi.

Tani edhe pse eshte e qarte se kokeshkreti nga Manca katranos nje budallallek pas tjetrit pasi vepron duke e perceptuar teresisht gabim realitetin apo me mire te themi qe eshte koke e kembe i magjepsur nga trillet kaloresiake ekscentrizmat e tij per asnje cast nuk e bejne te perbuzshem per lexuesin. Perkundrazi edhe per bashkekohesit e tij qe e lexuan librin duke u shqyer gazit dhe pane ne te vetem nje roman per te qeshur thatimi nga Manca qe kacafytet me mullinjte e eres duke i kujtuar gjigante qe merr legenin e berberit si helmeten e Mambrinit dhe sheh keshtjella e pallate ne hanet gjate rruges u shfaq si nje qenie moralisht superiore i perkushtuar ne nje aventure fisnike e idealiste edhe pse per faj te fantazise se tij te shfrenuar qe ia turbullon arsyen gjithcka i shkon mbrapsht. Qe ne fillim lexuesi identifikohet me Don Kishotin te cilin e ka vene poshte tundimi per te pamunduren duke u perpjekur te jetoje nje trillim dhe distancohen me mendjemadhesi nga i miri Sanijo Panca i cili per shkak te te qenit realist e me kembe ne toke misheron nje forme te brishte te njerezimit ate te njeriut qe materia ia mbyt shpirtin dhe horizonti i te cilit eshte meskin e i mbrujtur me pragmatizem.

3

Duke gjykuar ftohte ka nje padrejtesi te madhe ne kete vleresim te pabarabarte te dyshes se famshme te pakten nese e zhvendosim perspektiven e gjykimit nga ajo individuale ne ate sociale. Eumlshte e qarte se mospranimi i botes ashtu sic eshte prej Don Kishotit shkakton nje sere shkeljesh te ligjit krime e deri katastrofa shkaterron pronat e dynjase liron nga burgu kriminele te rrezikshem shfaros kopete shemb perdhe e plackit fshataret e gjore. Bemat e Don Kishotit jane te lezetshme vetem per lexuesin por kurrsesi per ndonjerin prej ketyre djajve te gjore qe fantazia e tij i shnderron ne qenie te mrekullueshme te mrekulluara apo ne kalores dhe ata qe shpesh here perpiqet ti palose njeri pas tjetrit varg me ushten e tij.

Nese do te mbizoteronte pragmatizmi i Sancos perceptimi i tij i sakte mbi boten ne fund Don Kishoti do ti kishte mollaqet me pak te vrara e gojen me me shume dhembe por ne kete rast sdo te kishim pasur roman ose do te kishte qene i merzitshem dhe gjuha e letersia spanjolle do te ishin me pak pjellore nga cjane.

Kjo do te thote te pakten dy gjera. E para qe tek Don Kishoti nuk admirojne nje personazh real por nje fanatizem nje qenie te trilluar dhe ajo qe na largon nga Sanco eshte se ndryshe nga padroni i tij nuk largohet shume prej nesh dhe per kete arsye menyra e tij e te sjellit dhe e te parit te gjerave nuk na duken si ato te personazhit te nje romani por thjesht te nje njeriu te zakonshem. Dhe kjo me shpie ne konkluzionin e dyte qe arsyeja per te qene trill nuk duhet te pasqyroje realitetin por ta mohoje ate duke e transformuar ne nje irealitet i cili ne rastin kur shkrimtari eshte nje prestigjator i fjales si Servantesi na shfaqet si nje realitet i mirefillte kur ne fakt eshte antiteza e tij.

Eumlshte ky ndoshta simbolizmi i Don Kishotit qe ne brendesi na ben ne te jemi solidare me silueten e tij te shemtuar ai ka shnderruar praktikisht ne realitet te perditshem ate trill qe njeriut te zakonshem i nevojitet per te mbushur boshlleqet e jetes por qe e viziton me raste kur enderron lexon apo sheh ndonje spektakel domethene kur dyzohet i ndihur nga fantazia. Don Kishoti nuk dyzohet del vertet nga vetvetja kapercen limitet e te lejuares drejt iluzionit te trillit dhe as terslleqet me te medha nuk arrijne ta kthejne ne boten reale. Me shume sesa endrra apo vlerat e tij ajo qe ne te eshte e perjetshme eshte etja per trillin ajo qe e bren kaq sunduese qe e shtyn ne kete aventure te cmendur te reshte se qeni prej mishi e gjaku per tu shnderruar ne fantazi ne iluzion.

Eumlshte e vertete se ndermarrja donkishoteske mdash ikja nga realiteti per te jetuar fantazine - na ka dhene modele njerezore te jashtezakonshme fale cmendurise te se cilave bota ka ecur perpara ne zoterimin e njohurive dhe qe pa to jeta do te kish qene edhe me shume gri nga ceshte. Zhvillimi shkencor shoqeror ekonomik kulturor u detyrohet enderrimtareve te tille. Pa ta nuk do te ishte zbuluar Amerika as shtypshkronja as te drejtat e njeriut e do te vazhdonim te kercenim vallen e shiut qe ai te binte mbi te mbjellat. Por eshte gjithashtu e vertete se thirrja e ireales duke yshtur te burrat e grate etjen per ate qe nuk e kane e nuk do mund ta kene kurre i ka bere ata edhe me te palumtur akoma. Behet fjale per nje problem pa zgjidhje pasi nuk ka metode realiste qe te beje te mundur ate qe ben Don Kishoti qe te mund te jetojme njeherazi edhe ne jeten objektive te historise edhe ne ate subjektive te trillit.

4

Por ka nje menyre te figurshme dhe eshte ajo qe vendosin Servantesi dhe lexuesit e tij. Nga kjo marreveshje e nenkuptuar qe firmosin shkrimtari dhe publiku i tij per te luajtur me genjeshtren varet romani gjini e lindur per te plotesuar jetet e paplota te njerezve te zakonshem me ato racione heroizmi ose pasioni zgjuarsie ose terrori qe i deshirojne ngaqe nuk i kane ose te pakten jo ne dozat qe kerkon imagjinata ky karburant i antagonizmit jetesor.

Vertet trilli seshte vecse nje qetesues i perkohshem per ankthin qe buron nga vetedija per kufizimet tona nga pamundesia per te qene e per te bere gjithcka qe fantazia jone kerkon. Por edhe keshtu fale saj jetet tona shumefishohen ne universin e hijeve qe edhe pse te brishta te mbrujtura nga materie te lehta i bashkengjiten jeteve tona ndikojne ne fatet tona dhe na ndihmojne te zgjidhim konfliktin qe lind nga kjo gjendje e cuditshme e jona e te pasurit te nje trupi te denuar ne nje jete te vetme dhe orekse per te cilat na nevojiten nje mije te tjere.

Menyra si letersia ndikon jeten eshte e mistershme prandaj gjithcka thuhet ne lidhje me te duhet marre me rezerve. A e beri trilli Don Alonso Kishotin me ditezi apo me te lumtur Nga njera ane e vuri ne kontradikte me boten e vuri te perballej me nje realitet te trete e te humbase gjithe betejat. Nga ana tjeter a nuk jetoi nje jete shume me te plote se te tjeret A do te kish qene me zilindjelles fati i tij pa ate kokefortesine e tij per te projektuar mbi boten krijesat e shpirtit

A nuk ka ne kete ndermarrje pa tru dicka qe na thyen rutinen na ben te jetojme dicka prej gjithe asaj qe nuk beme qe nuk qeme e qe kemi jetuar duke e deshiruar duke e shnderruar Prandaj nese te gjitha qeniet njerezore qe pelqejne trillet kane nje preference te vecante per Don Kishotin ne qe i kushtojme jeten shkrimit te tyre ndihemi thellesisht te ndikuar nga historia e tij qe simbolizon ate qe marrim persiper cdo here kur veme perballe fletes se bardhe fantazine tone dhe fjalet perpiqemi ta imitojme ne zellin per te rrenjosur imagjinaren te e perditshmja endrren tek vepra mitin tek historia e gjejme tek aventura e tij nxitje per tonat. Por ndoshta keto vleresime jane teper abstrakte per te folur per nje prirje ate te rrefimtarit te historive se ciles i detyroj pranine time sot ketu ne atdheun e shtrenjte te Don Migel Servantesit duke marre kete cmim qe nderon kujtimin e tij e qe nderohem une nga Mbreterit e Spanjes.

Si kushdo qe shkruan une kam qene lexues para se te isha shkrimtar dhe natyrisht para se te isha lexues kam qene degjues trillesh.

Prirja ime duhet te kete lindur nga magjepsja prej asaj jetes tjeter qe me zbulonin rrefimet e gjysherve apo te teto Elvires Mamae ne Kocakamba kur isha nje despot i vogel me pantallona te shkurtra qe me sa duket pretendoja nje histori qe te kishte nje fillim e nje mbarim per cdo luge supe. Une isha asokohe tejet i lumtur duke jetuar si Alonso Kishoti i gjithi i magjepsur e i mbrujtur nga ato qe kish lexuar ne librat e tij genjeshtare. Pinoku Hija Kojota Bill Barnsi Gulielmi i Vogel Mandrake e Nostradamus bemat e Zorros ne San Huan te Kapristanos ato te Sandokanit dhe te Janjesit besnik ne Malajzi dhe historite shperthyese ne shtepine e madhe te Ladislav Kabreres me Peneken dhe Billikenin mbushnin ditet e mia te lumtura. Ne kujtesen time keto personazhe ishin me te gjalle se Gumusio Roman Artero Zapata e Baliviani apo miqte e tjere te La Sales me te cilet imitonim bemat e tyre ne oborret e catite e shtepive. Olmedo ankohej sepse i takonte gjithnje te bente Citen majmunin e Tarzanit. Nuk e di se kur kam degjuar per here te pare per Don Kishotin por do me pelqente te kete ndodhur atje ne Bolivi dhe nga goja e gjyshit Pedro te cilit i detyroj femijerine time nje zoteri me nje balle te gjere e me hunde te madhe. Shkruante vargje festive kur paraqitej rasti tregonte perralla me nje mjeshteri prej magjistari e me nxiti te lexoja kryevepra.

5

Por kujtoj me saktesi se perpjekja ime e pare per te hyre te Don Kishoti diku aty nga shkolla e mesme qe nje deshtim ne cdo paragraf fjalet e veshtira e arkaike zvetenonin cdo iluzion kurse mua ajo qe me pelqente tek romanet mdash e ajo qe ende me pelqen tek ta - eshte qe te me asgjesonin e te me tjetersonin si Alonso Kishotin historite e Amadisit e te Espliandanit e te me benin te dashurohesha te terbohesha te luftoja te qaja te vrisja e te rilindja. Vetem vite me pas fale Udhezuesit mbi Don Kishotin 1905 ete Azorin-it nje pershkrim i rrugetimit te tij neper krahinen e Mances ne gjurmet e Servantesit e rilexova romanin kesaj here deri ne fund.

Asokohe isha nje gllaberues i historive te te tjereve qe shkarraviste ndonje te veten. Kurre se mendoja qe nje dite do te behesha shkrimtar por me ngacmonte kjo ambicie e cila dukej me e pamundur sesa ato te tjerat qe me nanurisnin ne fshehtesi si te behesha marinar toreador aviator ushtarak eksplorues mosketier mbret i mambos apo te zoteroja Indine dhe Brixhit Bardone. Por gjithnje e kam ditur qe do te isha nje lexues i regjur romanesh sepse oret qe kaloja i perhumbur ne kete vorbull fatesh te jashtezakonshme peizazhesh ekzotike e njerezish interesante ishin me te bukurat. Pa e tepruar mund te them se aty midis moshes pesembedhjete deri njezet vjec ndersa studioja per Letersi dhe Drejtesi dhe shkruaja lajme e reportazhe e rregullova qe pa levizur nga Lima te luftoja ne Kuomintang me kamaradet kineze ne rruget e Shangait te ndiqja nje balene te madhe te bardhe ne detrat e Oqeanise ne nje plazh te Anglise se Re te beja jeten boheme ne periudhen midis dy lufterave ne Montparnasse te transformohesha ne buburrec e te denohesha per nje krim qe sia kisha idene ne nje qytet qe duhet te kete qene Praea te vuaja disfaten napoleonike ne Morne Plaine te Waterloose te asfiksohesha nga fobite e erreta dhe armiqesite e turbullta ne Deep Southin e eger dhe i ndihur nga E Mrekullueshmja Kenaqesi mdash e Jetes mdash Sime te beja gongorina te mbrapshta me Karmesinen trashegimtaren e Greqise ndersa shkaterronte Perandorine Turke. Malraux Melville Hemingway Kipling Kafka Viktor Hugo Stendhal Faulkner Johanot Martorell Balzac Flaubert Tolstoi e shume fabulatore te tjere te mrekullueshem duhet ta ndanin e ta merrnin kete cmim bashke me mua pasi pa ata qe ndricuan rinine time e me mesuan ti nderthurja endrrat me jeten fale fjaleve nuk do kisha arritur te behesha shkrimtar. Letersia ka qene dashuria ime e pare e me e madhe me e embla nga roberite por gjithashtu jam me se i vetedijshem qe sdo kisha mundur tia dedikoja kohen time pasionit tim ashtu si kam bere as te shkruaja ate cka kam shkruar as te botoja ate qe kam botuar e natyrisht as te ndodhesha ketu sot per te marre cmimin Servantes pa Spanjen token e paraardhesve te larget qe tani eshte edhe e imja.

E kush mund ta thoshte ne ate vere te larget te vitit 1958 kur zbarkova ne portin e Barcelones e pershkova Ramblat per te gjetur vendet qe Orwell pershkruante ne librin e tij Homazh Katalonjes te cilin e mbaja te fshehur ne valixhe se qe nga ai cast ne jeten time do te ndodhte nje shnderrim magjik. Falenderimet sdo kishin fund por besoj se mund ti reduktoj ne disa syresh. Ne radhe te pare mjekeve katalanas dashamires te tregimtarise se Leopoldo Alasit te cilet botuan librin tim te pare. Dhe Karlos Barral poet botues mik e bashkepunetor i shtrenjte te cilin kurre sdo mundemi ta falenderojme aq sa duhet per ate qe ka bere per te gjalleruar jeten kulturore ne vitet gjashtedhjete e te bashkonte ne nje nderkembim te madh librash idesh vlerash e miqesish lexues e shkrimtare te te dyja brigjeve te oqeanit. Ka dicka donkishoteske te Karlos Barral-i ne trupin e tij te thate prej ulceres e ne perbuzjen e tij per boten ushqimore ne bujarine e tij prej zoterie te epokes se Rilindjes e ne retorikat e tij therese por mbi te gjitha ne aftesine e tij per te mos iu bindur realitetit duke punuar kunder interesave te veta duke preferuar formen ne vend te permbajtjes teatrin ne vend te jetes e duke jetuar trillin deri ne pasojat e fundit domethene shkaterrimin dhe vdekjen.

Perktheu nga origjinali Arlinda Permeti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›