Tuneli Rrëshen-Kalimash, makinat do të paguajnë?
Sipas gazetës “Koha Ditore”, tarifat e pagesave për kalimin e automjeteve në tunelin e Kalimashit janë përcaktuar paraprakisht: 200 lekë për autoveturat (mbi 1.5 euro), 500 lekë për furgonët (rreth 4 euro) dhe 1.000 lekë për autobusët e kamionët (rreth 8 euro). Ajo i referohet burimeve nga kompania e ndërtimit, megjithatë ende asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
"Koha Ditore" njofton se njëra prej galerive të tunelit mund të bëhet e gatshme për qarkullim vetëm në fund të këtij viti. Por në rast se do të vendoset një taksë, atëherë qeveria duhet të japë llogari për këtë, pasi rruga është ndërtuar nga paratë e buxhetit të shtetit, që do të thotë nga taksapaguesit shqiptar, ndërsa kompania ka marrë fitime nga ndërtimi i saj.
Aktualisht tuneli, vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të punimeve që po zhvillohen në të, ndërsa ende nuk dihet se kur do të hapet për udhëtarët e shumtë nga shqiptarët e Kosovës dhe të Kukësit dhe zonave përreth.