Tuneli i Kalimashit, 500 metra larg finishit
Aktualisht, grupet e punës që po e hapin tunelin në të dyja krahët vlerësohet se janë 500 metra larg njëri-tjetrit. Në bazë të llogarive, hapja e tunelit do të përfundojë nga fundi i prillit, por ecuria e punimeve varet veçanërisht nga lloji i shkëmbit që do të haset rrugës.
Dy tunelet paralele janë 5.6 kilometra të gjatë secili. Ndërtimi i tyre ka ngrënë qindra milionë euro deri tani dhe projekti vlerësohet gjerësisht si më angazhuesi financiarisht dhe teknikisht që vendi ka ndërmarrë ndonjëherë. Sipas konsorciumit sipërmarrës, pasi të realizohet, tuneli do të jetë më i gjati ekzistues në Ballkan.
Kontrata parashikon që punimet e tunelit të përfundojnë në 30 qershor 2009. Qeveria duket e vendosur ta përurojë pak ditë para zgjedhjeve. Por punime dytësore në të gjithë rrugën pritet të vijojnë deri në pranverën e vitit 2010. Segmenti 57 kilometra që fillon në Rrëshen dhe mbaron në Kalimash, pranë Kukësit, ka kushtuar mes 800 dhe 1 miliard eurove. Një shifër e saktë nuk është publikuar kurrë. Sipas vlerësimit fillestar, ky segment duhej të kushtonte 418 milionë euro. Rruga pritet që të hapet pjesshëm për trafikun nga Shqipëria drejt Kosovës që këtë verë. Rruga pritet që t‘i kushtojë buxhetit të shtetit disa dhjetëra milionë euro në vit pasi ajo të përfundojë së ndërtuari, për shkak të kostos së amortizimit dhe për shkak të interesave që duhet të paguhen për kreditë e marra për financimin e saj. Rruga i kushtoi ekonomisë Shqiptare 2.9 për qind të PBB-së gjatë vitit 2008, ndërsa do të kushtojë edhe 3.2 për qind të PBB-së këtë vit. Gj. E
Bixhozi lulëzon në Shqipëri
Shqiptarët shpenzuan më shumë se 100 milionë dollarë në bixhoz dhe lotari gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej 70 përqindësh në krahasim me vitin e kaluar, sipas një lajmi të raportuar nga agjencia franceze e lajmeve AFP.
Të dhënat nga administrata tatimore tregojnë se të gjitha llojet e basteve dhe lojërave të fatit qenë në lulëzim, në vendin më të varfër të Evropës.
Gjatë vitit 2007, xhiroja e përgjithshme e industrisë së bixhozit ishte 60 milionë euro.
"Për shumë vite, të ardhurat nga bixhozi dhe lotaritë sportive kanë njohur vetëm rritje", - tha Redian Kristo, i zyrës për kontrollin e bixhozit. Zyra e kontrollit u ngrit së fundmi pranë Ministrisë së Financave për të monitoruar sektorin, i cili dyshohet se shërben gjithashtu për pastrim parash.
Modeli i taksimit të industrisë, jo mbi të ardhurat por mbi makineritë në punë, e thjeshton së tepërmi pastrimin e parave në këtë industri në Shqipëri, pasi ul koston e ligjërimit të parave me burim të dyshimtë.
Vetëm gjatë janarit të këtij viti, sipas autoriteteve, paratë e shpenzuara në baste janë rritur me 30 për qind në krahasim me janarin 2008. Shqipëria ka një kazino, rreth 20 kompani bastesh sportive, 22 kompani që organizojnë lojëra të tilla dhe 9 kompani që organizojnë llotari. Qindra dyqane bastesh janë të përhapura në të gjithë vendin.