E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Spy story" në kombëtaren e Anglisë

Pas skandaleve me lojtarët (Terri, Brixh, Eshli Kol), ja ku vjen ngjarja e radhës në kombëtaren e Fabio Kapelos. Në mjediset e hotelit “The Grove” ishte vendosur një “çimkë”, që regjistroi të gjithë bisedën ku trajneri italian u jepte këshilla futbollistëve.

Spiuni ua ofroi materialin e regjistruar mediave, të cilat nuk pranuan ta publikojnë. Tabloidi “Daily Star” ia dorëzoi menjëherë regjistrimin federatës, e cila ka nisur një hetim dhe hamendësimet e para të çojnë te ndonjë punonjës i hotelit që dinte me saktësi rrjedhën e ngjarjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›