Milani, i "gjymtuar" në Mançester
Probleme në mbrojtje, probleme në sulm. Telashet për Leonardon duket se nuk kanë të sosur. Pikërisht në ndeshjen më delikate të sezonit, kuqezinjtë duhet të bëjnë pa disa prej lojtarëve kryesorë. E kur mendon se kë do ketë përballë, Mançesterin, që në fushën e vet vështirë se ka mëshirë për kundërshtarin, sirena e alarmit kuqezi bie fuqishëm. Milani duhet të zbresë sot në mbrëmje me formacion të “stisur”.
Pak orë para sfidës në tokën angleze konfirmohet pamundësia e Alesandro Nestës për të luajtur. Mbrojtësi italian ka një problem në menisk, që nuk e lejon të jetë i gatshëm për trajnerin Leonardo. Përkrah Tiago Silvës në qendër të prapavijës do luajë Bonera. Në mungesë edhe të Antoninit, në të majtë do vendoset Jankulovski, kurse në të djathtë Zambrota. Nëse edhe ky i fundit nuk ia del, atëherë Abate do luajë titullar.
Në mesfushë të sigurt janë Pirlo dhe Ambrozini, kurse për pozicionin e tretë janë tre alternativa: Bekam, Gatuzo dhe Flamini. Ky i fundit duket më i favorizuar. Në sulm “tredhëmbëshi” përbëhet nga Borielo, Ronaldinjo dhe Huntelar, i cili zëvendëson Paton, që me shumë mundësi do ta ndjekë ndeshjen nga shkallët e stadiumit.