E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankesat te tatimet si funksionon sistemi

Qindra persona, përfaqësues të bizneseve të ndryshme gjenden çdo ditë në zyrat e Tatimeve ku marrin sqarime për problemet që ndeshin. Paqartësitë për deklarimin on-line, për listë pagesat, apo dhe për ligjet e reja janë ndër kërkesat për zgjidhje me të cilat përballen punonjësit e tatimeve.

“Qendra e shërbimit ofron shërbime për të gjithë tatim paguesit që kanë probleme në lidhje me marrjen e informacionit për detyrimet e tyre tatimore, kopjet e certifikuara të dosjes së tyre shkresore apo elektronike, vërtetime të ndryshme që kanë të bëjnë me numrin e të punësuarve”, tha Leonora Ndreu, drejtore e shërbimit për Tatimpaguesit.

Rreth 28 mijë biznese të vogla dhe të mëdha janë aktive në Qarkun e Tiranës. Te regjistruara për këtë zonë janë rreth 46 mijë njësit tregtare, por shumë prej tyre nuk janë funksionale. Në Drejtorinë e Shërbimit të Tatimpaguesit janë 14 sportele, prej të cilave 5 janë vetëm ëpr bizneset VIP, të cilat janë rreth 800 në gjithë vendin.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›