E Diel, 1 Nëntor 2026

Tungland: Garen per gazin, do ta udheheqe projekti TAP Eglantina Nasi

Gara per te fituar te drejten e transportit te gazit nga Azerbajxhani drejt Evropes, do te udhehiqet nga projekti Trans-Adriatik (TAP), i cili perfshin brenda tij edhe Shqiperine. Nje fakt te tille e ka bere dje me dije nga Tirana, vete drejtori i pergjithshem i ketij projekti, Kjetil Tungland. I pranishem ne ceremonine e nenshkrimit te marreveshjes se perkohshme mes pales shqiptare dhe kompanise “TAP AG”, ai ka shprehur bindjen se konsorciumi Shah Deniz ,do te perzgjedhe konkurrentin e duhur per transportin e gazit drejt Evropes, qe sipas tij rezulton te jete TAP-i perballe rivalit Nabucco. “Ne veren e vitit te kaluar, TAP nenshkroi 3 marreveshje me konsorciumin Shah-Deniz, shume me para Nabucco-s. Dhe kjo na ben te jemi me optimiste, se ky do te jete projekti qe do ta udheheqe kete gare”, tha Tungland. Duke shtuar me tej, se projekti i gazsjellesit Trans-Adriatik eshte nje projekt me kosto mbi 1 miliarde euro dhe qe krijon mundesi zhvillimi te infrastruktures, duke e kthyer Shqiperine ne nje treg te rendesishem te gazit ne rajon. "Shqiperia ka qene dhe mbetet aleati kryesor ne rrugen qe projekti TAP po ndjek per te arritur suksesin me konsorciumin e Shah Deniz. Jemi shume krenare per kete marreveshje, pasi eshte deshmi e vendosmerise qe vendi juaj ka karshi ketij projekti”, theksoi nder te tjera ai. Per te vijuar gjithashtu me perfitimet konkrete te vendit tone nga ky projekt. “Ky projekt jo vetem qe do te ofroje punesim, por ai eshte ne perputhje edhe me te gjitha kerkesat e standardet evropiane, lidhur me sigurine e komunitetit dhe mbrojtjen e mjedisit”, tha Tungland. Duke perfunduar se firmosja e marreveshjes se djeshme e ndihmon Shqiperine ne arritjen e synimeve strategjike ne lidhje me energjine. Duke rene dakord gjithashtu qe TAP te ofroje mbeshtetje teknike dhe ekspertize per zhvillimin e tregut te gazit brenda territorit te saj. Fakte keto, qe u permenden edhe nga ministri i Energjetikes, Edmond Haxhinasto, sipas te cilit, “keto vitet e fundit Shqiperia ka dhene nje mbeshtetje te forte politike per kete projekt kaq strategjik dhe madhor jo vetem per Shqiperine, rajonin, por per gjithe Evropen”. Duke vene gjithashtu ne dukje se “projekti TAP eshte nje aktor kryesor ne krijimin real te Korridorit Jugor te gazit, per te rritur diversifikimin e burimeve te energjise ne Evrope dhe per te rritur sigurine e energjise per vendin dhe rajonin. “Ndersa me kete marreveshje ne kemi arritur nje ndarje te drejte te perfitimeve dhe pergjegjesive midis TAP-it dhe Shqiperise”, detajoi ai me tej. Per te perfunduar me faktin se realizimi i projektit TAP do te krijoje disa mijera vende pune ne Shqiperi, por mbi te gjitha, realizimi i ketij projekti, do te jete transformues per Shqiperine nga ana energjetike.

Marreveshja e perkohshme, finalizon mbeshtetjen ndaj projektit dhe aspektet teknike ne kuadrin e tij

Me marreveshjen e perkohshme te nenshkruar dje me kompanine TAP AG, pervecse finalizohet edhe mbeshtetja e pales shqiptare ndaj projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik, rregullohet edhe aspektet teknike te tij. "Kjo marreveshje vendos te gjitha marredheniet e bashkepunimit midis ketij konsorciumi dhe vendit tone sa i takon ndertimit te gazsjellesit Trans Adriatik", deklaroi Haxhinasto lidhur me nje fakt te tille. Ndersa drejtori i pergjithshem i projektit TAP, Kjetil Tungland, do te shprehej, se konkretisht behet fjale per nje rregullim te eksesit te projektit tek toka, procesin e dhenies se gjithe lejeve te nevojshme, si dhe zbatimin e standardeve te nevojshme, apo edhe atyre teknike dhe sigurise, gjithashtu edhe standardet per sigurine e komunitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›