E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezonanca në QSUT, e prishur prej 2 muajsh

Prishet rezonanca manjetike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Prej më shumë se dy muaj pacientët rrinë në rradhë pritjeje me ditë të tëra duke u detyruar ta realizojnë kontrollin në spitalet private. 

TIRANE-. Rezonancës manjetike i është prishur pajisja që vë në funksionim këtë aparaturë, pajisje e cila ende nuk dihet se kur mund të rregullohet. Pacientët që vijnë jo vetëm nga kryeqyteti por edhe nga rrethe të ndryshme të vendit qëndrojnë në radhë me ditë të tëra duke u detyruar ta realizojnë kontrollin në privat. Pajisja e rezonancës e cila ndodhet në spitalin e neurokirurgjisë në QAUT shërben për ekzaminim të rasteve me komplikacione të cilat nuk mund të diognastifikohen as nga skaneri. Cdo ditë në sallën ku kryhet rezonanca manjetike paraqiten dhjetra pacientë të cilët prenotojnë ekzaminimin, por për shkak të prishjes së aparaturës ata largohen pa e marrë shërbimin. Burime brenda QSUT-së bëjnë të ditur se aktualisht nuk kryhet asnjë ekzaminim tjetër vec atij në shtyllën kurrizore.
Deri në rregullimin e saj, të sëmurët edhe pse paguajnë sigurime dhe kanë një librezë shëndetësore duhet të presin ose në të kundërt të largohen në spitalet private për të kryer këtë analizë me pagesë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›