PS: Berisha pagëzoi “qeverinë e të kërkuarve ”
PS nuk e mirëpriti krijimin e kabinetit të ri qeveritar. Deputeti socialist Bushati theksoi se qeveria e re nuk do të zbehë kërkesat e opozitës për hetim të votës së lirë. Për këtë, PS premton se do të përdorë cdo mjet demokratik
TIRANE-Partia Socialiste komentoi sot formimin e kabinetit të ri qeverisës dhe përsëriti kërkesat e saj për hetim të votës së lirë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati u shpreh sot në një konferencë për shtyp se cdo lloj qeverie që të krijojë e ndryshojë Berisha në tavolina, nuk është ajo që kërkon realisht opozita, pasi kërkesa e vërtetë është, “transparenca e plotë për votën e sovranit”. Për këtë, Bushati shprehet se PS do të luftojë me cdo mjet për të arritur të drejtën e saj.
Për PS, qeveria e re nuk është gjë tjetër vecse një kabinet që do të vazhdojë punët e këqia të lëna përgjysëm.
“Dje Sali Berisha pagëzoi qeverinë e vazhdimësisë së punëve të këqija që strehon dy të kërkuar nga drejtësia dhe tre të kërkuar nga populli opozitar”
Por, sipas Bushatit, Qeveria nuk mund të vazhdojë të fshihet më kokëfortësi pas gjoja procedurave ligjore dhe parimit të ndarjes së pushtetit për mos hapjen e kutive të dyshuara të 28 qershorit. “Pasi opozita nuk kërkon ndryshimin e pushtetit në tavolinë, por respektimin e një detyrimi kushtetues, ligjor e moral që qëndron në themel të sistemit të demokracisë dhe lirisë që është: transparenca e plotë për votën e sovranit.
Partia më e madhe opozitare vlerëson gjithashtu se Qeveria nuk mund të garantojë luftë kundër krimit të organizuar për sa kohë bashkëpunoi me krimin në zgjedhjet e 28 qershorit.
Për këtë, Bushati shprehet se PS do të luftojë me cdo mjet për të arritur të drejtën e saj.
“Sot, opozita është më e vendosur se kurrë në mbrojtje të lirisë së votës së cenuar dhe do të luftojë me çdo mjet demokratik në mbrojtje të saj”.
(d.b/BalkanWeb)